Zyrtari i VV-së: Pse po bëjnë panik nëse Thaçi se ka shkelur Kushtetutën?

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Pse po bëjnë panik nëse Thaçi se ka shkelur Kushtetutën?

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:28
Hashim Thaçi

Arbër Zaimi, zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka pyetur se pse po bëhet panik, nëse presidenti Hashim Thaçi, nuk e ka shkelur Kushtetutën kur ka lidhur marrëveshje sekrete me NATO-n.

Ai ka thënë se nëse marrëveshja nuk ishte sekrete, pse nuk duhej publikuar, përcjell Bota sot.

Zaimi në postimin në Facebook, ka pyetur se si shpjegohet se të vetmet kërkesa që ekzistojnë për një marrëveshje të tillë, janë ato nga Serbia nga Ivica Daçiq dhe nga Hashim Thaçi.

Postimi i Zaimit:

Nëse po pretendojnë se Thaçi nuk e ka shkelur kushtetutën dhe ligjin kur ka lidhur marrëveshjen sekrete atëherë pse po bëjnë panik?

Nëse po pretendojnë se marrëveshja nuk ka qenë sekrete, dhe është publikuar edhe më parë nga NATO, atëherë pse po thonë se nuk duhej publikuar?

Nëse po pretendojnë se letra nuk përbën marrëveshje, atëherë pse po tremben?

Nëse po thonë se kërkesa për marrëveshje ka qenë e NATO-s, si shpjegohet se të vetmet kërkesa që ekzistojnë për një marrëveshje të tillë, janë ato nga Serbia (Daçiq) dhe nga Thaçi?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat