Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet kërkesa e AAK-së për seancë të jashtëzakonshme lidhur me taksën

Aktuale

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet kërkesa e AAK-së për seancë të jashtëzakonshme lidhur me taksën

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:00
Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nesër do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në njoftimin e dërguar për media, thuhet se në rend dite është kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.Seanca e jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës, Kadrijaj thotë se do t'i procedojnë nënshkrimet në Kryesi të Kuvendit

Kjo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme është bërë me inicimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka mbledhur nënshkrimet për të diskutuar në Kuvend kundër heqjes së taksës.

Dërgimin e këtyre nënshkrimeve në kryesinë e Kuvendit e ka bërë të ditur edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet nesër në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat