Haki Abazi: Kurti në konferencë do të flas për çështje të mëdha

Aktuale

Haki Abazi: Kurti në konferencë do të flas për çështje të mëdha

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:32
Albin Kurti dhe Haki Abazi

Sot në orën 18:00 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të mbajë konferenë të jashtëzakonshme.

Detajet e konferencës, ende nuk dihen, ndonëse burime  thanë sot gjatë ditës, se sot Kurti ka paraparë të mbledhë qeverinë për heqjen e taksës, e cila pastaj është anuluar, si shkak i mos dakoordimeve, VV-LDK.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, tha për GazetaBlic se konferenca pritet të mbahet për çështje të rëndësive të mëdha, pa dhënë detaje tjera shtesë.

“Konferenca pritet të mbahet për çështje të rëndësive të mëdha”, tha shkurt Abazi.Derisa gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, tha se qeveria duhet që sa më shpejtë të heqë taksën, dhe të ulet në tavolinat e dialogimit me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat