Ky është identiteti i personit që u përlesh me Xhelal Sveçlën

Aktuale

Ky është identiteti i personit që u përlesh me Xhelal Sveçlën

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u sulmua fizikisht.

Fillimisht, cak i sulmit nuk ishte zv/ministri i Qeverisë “Kurti”, por i dyshuari ka sulmuar një të mitur i cili po shiste krem banane, dhe më pas ka reaguar Sveçla duke tentuar ta qetësonte situatën.

Mirëpo, i dyshuari nuk kurseu as zv/ministrin duke e sulmuar dhe goditur me kokë.

Daut Hoxha nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar ngjarjen, ku tha se i dyshuari është arrestuar.

Ndërsa, mediat mësojnë se i dyshuari quhet Lir Skender Kutllovci, dhe është i lindur më 10.10.2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat