MPBAP: Sveçla nuk është sulmuar, reagimi i tij i sotëm paraqet rast shembullor

Aktuale

MPBAP: Sveçla nuk është sulmuar, reagimi i tij i sotëm paraqet rast shembullor

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:14
Xhelal Sveçla

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton opinion se zëvendësministri i parë Xhelal Sveçla nuk është sulmuar, sikurse kanë raportuar një pjesë e mediave, duke kërkuar që para se të raportohet të merret konfirmimi nga institucioni ose personalisht nga zëvendësministri.

Me këtë rast MPBAP, sqaron se gjatë rrahjes së një fëmije, shitës ambulant nga një i rritur në Prishtinë, ka qenë prezent edhe zëvendësministri Sveçla, i cili ka ndërhyrë që të ndalë rrahjen dhe më pas ka njoftuar Policinë e Kosovës, për të raportuar për këtë incident.

Zëvendësministri Sveçla dhe secili qytetar i Kosovës, e kanë për obligim qytetar, që çfarëdo dukuri negative që shohin, të ndikojnë që ajo të parandalohet dhe të njoftohen organet e rendit dhe ligjit për të vepruar sipas mandatit të tyre.

“Reagimi i sotëm i zëvendësministrit Sveçla në këtë rast , është një rast shembullor i sjelljes qytetare për të parandaluar rrahjen”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat