Media serbe: Kjo është thirrja e Albin Kurtit për Beogradin pas heqjes së taksës

Aktuale

Media serbe: Kjo është thirrja e Albin Kurtit për Beogradin pas heqjes së taksës

Nga: A.ZH Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 19:38
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se taksa për importin e lëndëve të para nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia do të shfuqizohet nga data15 mars.

Për këtë vendim të Kurtit, ka raportuar edhe media serbe Tanjug, përcjell Bota sot.

Sipas këtij mediumi, Kurti ka ftuar Beogradin që të përfundojë fushatën e tij për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës Aljbin Kurti njoftoi se taksa për importin e lëndëve të para nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia do të shfuqizohet nga 15 mars.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Prishtinë, Kurti në të njëjtën kohë i bëri thirrje Beogradit të përfundojë fushatën e tij për tërheqjen e njohjes së Kosovës”, shkruan media serbe./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat