​Kurti: BE të vlerësojë vendimin për largimin e tarifës, duke ofruar liberalizimin e vizave

Aktuale

​Kurti: BE të vlerësojë vendimin për largimin e tarifës, duke ofruar liberalizimin e vizave

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 20:07
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmjen e sotme ka shpalosur planin e tij për largimin e taksës 100 përqind ndaj Serbisë. Kurti tha se qysh prej 15 marsit do të largohet tarifa ndaj lëndës së parë për produktet serbe.

Derisa nëse deri më 1 prill kjo e fundit largon gjitha barrierat ndaj produkteve kosovare dhe ndal fushatën për ç’njohje të pavarësisë së Kosovës, do të largojë tërësisht taksën në një periudhën prej 90 ditësh. Në rastin e kundërt, Kurti tha se prej datës 1 prill do të vendosë reciprocitetin gradual ndaj Serbisë.

Për këtë angazhim të Kosovës në një konferencë për jashtëzakonshëm për media, shefi i ekzekutivit kërkoi liberalizimin e vizave nga BE-ja, më së largu deri më maj, atëherë kur mbahet Samiti i Zagrebit.

Kurti: Nga data 15 mars 2020 hiqet tarifa për lëndën e parë

“Si Qeveri e Kosovës, gjatë javës së ardhsh me, do të marrim vendim, që nga data 15 mars 2020, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë.2. Ftojmë Serbinë që si përgjigje ndaj këtij vendimi të palës kosovare të zotohet se do ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu të nis me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës. Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosovës do të heqë tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe BeH për një periudhë prej 90 ditësh”, tha ai.

Nëse Serbia nuk zbaton planin të cilin ai e paraqiti, Kurti tha se prej datës 1 prill do të fillojë implementimi i reciprocitetit gradual. Ndërsa nëse nuk reflekton shteti fqinjë as pas 90 ditësh prej vendimit të parë për largim të tarifës për lëndën e parë, do të rikthej tarifën dhe do të vazhdojë reciprocitetin.

Kurti: BE të vlerësojë këtë vendim duke ofruar liberalizim të vizave

“Bashkimi Evropian ta vlerësojë lart vendimin e palës kosovare për ta hequr tarifën prej 100%, duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj 2020. 4. Në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës për eliminim të barrierave ekonomike, tregtare dhe politike në raportet e ndërsjella dhe për pasojë nuk e pushon fushatën jomiqësore në rrafshin ndërkombëtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave në marrëdhëniet me Kosovën, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të fillojë implementimin gradual të principit të reciprocitetit, njëhe rë në fushën e tregtisë e më pastaj edhe në atë ekonomike e politike. 5. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe prej 90 ditësh nga vendimi fillestar për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qershor do ta rikthejë tarifën për importet nga Serbia, teksa vazhdohet implementimi i filluar me 1 prill i reciprocitetit”, tha ai.

Për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre, kryeministri Kurti kërkoi nga BE dhe SHBA të dalin që me instrumente të detajuara dhe afate kohore për këtë angazhim konkret të Kosovës.

Kurti: BE dhe SHBA të dalin që në fillim me instrumente të detajuara dhe afate kohore në këtë angazhim

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dalin që në fillim me instrumente të detajizuara dhe afate kohore që listojnë benefitet nga angazhimi i sinqertë i palëve në tejkalimin e barrierave tregtare, ekonomike dhe politike; mekanizmat për evidentimin dhe adresimin preciz të mospërmbushjes eventuale të detyrimeve nga palët; dhe, po ashtu, edhe listimin e konsekuencave për palën jobashkëpunuese në proces.7. Rivlerësimi i këtij vendimi varet nga rezultatet qe ai prodhon në arritjen e këtyre objektivave. Reciprociteti i plotë tregtar, ekonomik dhe politik instalohet pas 15 qershorit”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat