Thaçi takohet me diplomatin Robert C. O’Brien, thotë se jemi të bekuar me lidhjen e veçantë në mes Kosovës dhe SHBA-ve

Aktuale

Thaçi takohet me diplomatin Robert C. O’Brien, thotë se jemi të bekuar me lidhjen e veçantë në mes Kosovës dhe SHBA-ve

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 20:41
Hashim Thaçi, O'Brien

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me avokatin dhe diplomatin amerikan, Robert C. O’Brien.

Takimi u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur se ka pasur një takim të shkëlqyeshëm me O’Brien.

“Liria, pavarësia, zhvillimi dhe prosperiteti i Kosovës lidhen drejtpërdrejt me partneritetin dhe koordinimin tonë me SHBA”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ai ka ka thënë se jemi të bekuar me lidhjen e veçantë që ka shteti i Kosovës me SHBA-të dhe se janë angazhuar që këtë lidhje ta forcojnë edhe më shumë në të ardhmen.

Ky është postimi i tij i plotë:

Excellent meeting with @robertcobrien at The White House. Kosovo's freedom, independence, development & prosperity are directly linked w/ our partnership & coordination with the US. We are blessed w/ a special bond b/w #Kosovo and #USA, and are committed to strengthen it further.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat