Skender Hyseni nga LDK sonte në Debat Plus e ka pranuar se kryeministri Albin Kurti e hoqi pjesërisht taksën pa u dakorduar me partnerin e Qeverisë, LDK’në.
‘Qëndrimi i LDK është që taka të hiqet komplet, e jo e përshkallëzuar. Nuk ka pasë dakordim për një vendim të tillë’’, ka thënë ai.
Ai ka fol për harmonizim në përgjithësi, ndërsa ka theksuar se sot e ka njoftuar Hotin se do të dalë me një dekaratë pa e specifikuar se "çka dhe kur’’.
"Nuk u mbajt mbledhja, sepse nuk jemi dakorduar për parimet e heqjes së taksës dhe vendosjes së reciprocitetit", tha Hyseni.