Lekaj e thumbon në këtë mënyrë Kurtin pas heqjes së taksës

Aktuale

Lekaj e thumbon në këtë mënyrë Kurtin pas heqjes së taksës

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 22:04
Pal Lekaj

Anëtari i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës pjesërisht.

Taksa ishte vendosur nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, në vitin 2018 pas lobimit të Serbisë kundër pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Fatmirësisht populli shqiptar nuk u udhëheq gjatë viteve 1998/99 nga ju zotëri Kurti”, ka shkruar Lekaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, në mbishkrimin e fotografisë ku shihet kryeministri Albin Kurti me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Image

Kurti vendosi të largojë taksën prej datës 15 mars për lëndën e që vjen nga Bosnja e Serbia, ndërsa me 1 prill do të largohet taksa përfundimisht për një periudhë 90-ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat