Reagon ish-këshilltari i Haradinajt pas heqjes së taksës

Aktuale

Reagon ish-këshilltari i Haradinajt pas heqjes së taksës

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 22:07
Selim Selimi

Selim Selimi, ish-këshilltari juridik i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me heqjen e taksës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës nga kryeministri, Albin Kurti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Selimi ka shkruar se me heqjen e taksës, Kurti i ka bërë një favor kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Kryeministri Kurti do të heq tarifën 100%. Ky vendim do të shkatërrojë të gjitha përpjekjet për të përfunduar marrëveshjen me Serbinë, do të na kthejë në një proces të pafund dhe do të ndihmojë Aleksandër Vuçiqin të fitojë zgjedhjet. Kthimi nga pozicioni fitues është amatorizëm politik”, ka shkruar Selimi.

Kryeministri, Albin Kurti sot përmes një konference të jashtëzakonshme për media ka njoftuar se më 15 mars do të marr vendim që të hiqet taksa prej 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Pas takimeve me odat dhe shoqatat tona dhe pas analizës me kolegët tanë. Kam ardhur tek ky qëndrim për tarifën 100 për qind si qeveri e Kosovës nga 15 marsi të hiqet tarifa”, ka thënë sot Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat