Nitaj: Çka do të bëni kur ta harxhoni edhe këtë taksë, çka do t'i ofroni tjetër Serbisë për njohje

Aktuale

Nitaj: Çka do të bëni kur ta harxhoni edhe këtë taksë, çka do t'i ofroni tjetër Serbisë për njohje

Nga: A.SH Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 23:07
Muharrem Nitaj

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar për heqjen e taksës duke thënë se, këtë taksë e keni trashëgim prej Ramush Haradinajt si tokën e babës dhe tash "hajeni talla talla”.

Postimi në Facebook:

Ja u la Ramushi, tash harxhojeni si prej babes!

Kryelajmi i darkes sonte qenka: "Nese hiqet taksa pa kushte, udheheqesit e Kosoves te marten priten ne Shtepine e Bardhe!
Ani mire boll, vec mos harroni se kjo eshte kredia qe e krijoi Ramush Haradinaj, qe ju aq shume e luftuat.
Kete takse e keni trashegim prej tij si token e babes dhe tash "hajeni talla talla"!
Vec po ju pyes, cka do te beni kur ta harxhoni edhe kete takse, cka do t'i ofroni tjeter Serbise per njohje!
MN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat