Këshilltari i Albin Kurtit: Dy rrenat e ditës sot

Aktuale

Këshilltari i Albin Kurtit: Dy rrenat e ditës sot

Nga: A.ZH Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 23:10
Arbër Zaimi

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Arbër Zaimi, ka treguar dy rrenat, që sipas tij, janë përfolur sot në vend.

“Albini i ka çu mesazh Amerikës se nuk e heq taksën” dhe “Albini iu dorëzu Serbisë, e hoqi taksën” janë dy rrenat e ditës së sotme sipas tij.

Zaimi ka thënë se Kurti ka dhënë një shenjë të vullnetit të mirë, duke ngritur barrierën vetëm për lëndën e parë, në ndihmë të prodhuesve.

Ai ka theksuar se edhe partneriteti me Amerikën ruhet dhe kalohet përgjegjësia te pala tjetër, përcjell Bota sot.

Postimi i Zaimit:

Dy rrenat e ditës sot:

“Albini i ka çu mesazh Amerikës se nuk e heq taksën”

“Albini iu dorzu Serbisë, e hoqi taksën”

Albini dha një shenjë të vullnetit të mirë, ngriti barrierën vetëm për lëndën e parë, në ndihmë të prodhuesve. Me kushtin që pala tjetër të ndalë fushatën e çnjohjeve dhe të heqë barrierat jotarifore. Përndryshe taksa kthehet, me afat të përcaktuar.

Partneriteti me Amerikën ruhet, dhe kalohet përgjegjësia te pala tjetër, ajo që vendos barrierat e vërteta - gjë që qeveritë e shkuara nuk e kanë bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat