Reagon Richard Grenell: Kurti bëri gabim me taksën, nuk e mbështesim

Aktuale

Reagon Richard Grenell: Kurti bëri gabim me taksën, nuk e mbështesim

Nga: A.ZH Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 23:48
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për heqjen e pjesërishme të taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Grenell ka thënë se SHBA nuk e përkrah heqjen e pjesërishme të taksës, përcjell Bota sot.

AI në një postim në Twitter, ka theksuar se SHBA ishte e qartë se taksa duhet të hiqet plotësisht.

Sipas tij, Kurti ka bërë një gabim serioz dhe se kjo iu bë e qartë sot në Shtëpinë e Bardhë edhe presidentit Hashim Thaçi.

“Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të hiqen plotësisht. Z. Kurti është duke bërë një gabim serioz - dhe kjo iu bë e qartë Presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”, ka shkruar Grenell./BS

Image

Postimi i Grenell në Twitter

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat