Thaçi kujton të rënët në Likoshan dhe Qirez

Aktuale

Thaçi kujton të rënët në Likoshan dhe Qirez

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 08:59
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar të rënët në Likoshan dhe Qirez të Drenicës.

Thaçi ka thënë se policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak.

“Më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak. Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999).

Image
Facebook

Sot kujtojmë me respekt gjithë martirët dhe të rënët në Likoshan dhe Qirez. HTH”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat