Qeveria e Kosovës mbanë mbledhje misterioze në Prevallë të shtunën

Aktuale

Qeveria e Kosovës mbanë mbledhje misterioze në Prevallë të shtunën

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Mbledhja e gjatë e kabinetit qeveritarë që është këtë të shtune do të mbahet në Bjeshkët e Sharrit, ku do të diskutohet programi qeverisës i koalicionit LDK-LVV.

Haki Abazi, zëendëskryeministri e ka konfirmuar këtë takim që do të mbahet në Prevallë duke mos dhënë arsye pse do të mbahet në Prevallë.

“Nga ora 7 e mengjesit deri në mesanatë do të mbahet mbledhja e gjithë kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, duke mos bërë të ditur se sa persona do të marrin pjesë në këtë takim”, tha ai.

Ndërkaq në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti ka deklaruar se mbledhja e nesërme do të jetë gjithë ditore, për të bërë versionin përfundimtar të planit qeverisës. Ai ka kërkuar nga ministrat që ditën e nesërme ta lënë të lirë.

Në fund, Kurti e la mundësinë për mbajtjen e një mbledhje tjetër të qeverisë gjatë ditës.

“Unë kisha theksuar mbledhjen e nesërme që kemi është mbledhje gjithë ditore, që draft programin qeverisës të përgatitur nga zyra e planifikimit strategjik ta shndërrojmë në version përfundimtar, me një plan të punës dhe të aksionit, me të cilin do ta realizojmë orientimin e ri të qeverisë, të votuar me 3 shkurt në kuvend. Është mirë që të gjithë ministrat, dy zëvendëskryeministrat ta lejnë gjithë ditën e nesërme të lirë, për nesër. Mirupafshim nesër, nëse nuk na bie edhe sot pasdite të shihemi”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat