Ky është propozimi i Blerim Latifit për ta mposhtur Serbinë

Aktuale

Ky është propozimi i Blerim Latifit për ta mposhtur Serbinë

Nga: N.Sh Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 15:00
Blerim Latifi

Profesori universitar, filozofi Blerim Latifi, kë treguar se si mundet Serbia.

Ai thotë se Serbia mundet në tavolinën e bisedimeve dhe jo në raftet e marketeve.

Latifi përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se, heqja e taksës nuk e dobëson pozicionin negociues të Kosovës me Serbinë.

Sipas tij, edhe në vitin 1999 në Kosovës, përveç mallrave serbe, ishin edhe rreth 150 mijë polic e ushtar, por mençuria politike në Rambuje e përmbysi atë situatë.

Latifi ka përmendur edhe kohën e bisedimeve në Vjenë.

Postimi i plotë:

Po thonë se heqja e taksës e dobëson pozicionin negociues të Kosovës me Serbinë! Në vitin 1999 në Kosovë, përveç mallrave serbe, ishin edhe rreth 150 mijë polic e ushtarë, por mençuria politike në Rambuje e përmbysi situatën.

Pastaj, në kohën e bisedimeve në Vjenë, i gjithë tregu i Kosovës ishte i pushtuar nga produktet serbe, por kjo nuk e pengoi pavarësinë e saj.

Serbia mundet në tavolinën e bisedimeve, e jo në raftet e marketeve. Leni çiftelitë politike! Bëni politikë realiste! Jemi tepër të parëndësishëm mbi faqe të dheut, që bota të merret gjithë kohën me hallet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat