Vjen reagimi nga Isa Mustafa, pas vendimit të Kurtit për taksën

Aktuale

Vjen reagimi nga Isa Mustafa, pas vendimit të Kurtit për taksën

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 15:23
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kryeministri, Albin Kurti së pari është dashur që deklaratat e djeshme rreth heqjes së taksës 100% ndaj Serbisë të i bisedojë me kabinetin e tij Qeverisës.

Kështu ka thënë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në një prononcim për medie.

“Nuk po themë se as që e përkrah as qe nuk e përkrahu, ajo çka ka thënë Z. Kurti është dashtë ta shtrojë në qeveri, dhe te diskutohet në qeveri”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës nuk guxojmë që të rrezikojmë raportet me Ameriken dhe Bashkimin Evropian.

Mustafa po ashtu ka folur edhe për rrezikshmërinë që partneriteti mes partisë e tij dhe LVV të prishet.

Ai ka thënë se janë duke munduar ta ruajin partneritetin dhe se koalicioni do të kaloj në sfida të shumta të cilat duhet të kalohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat