Kërkohet protestë popullore kundër Hashim Thaçit, Gashi ka dy fjalë edhe për AAK-në

Aktuale

Kërkohet protestë popullore kundër Hashim Thaçit, Gashi ka dy fjalë edhe për AAK-në

Nga: N.Sh Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 18:42
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Analisti politik, Arbër Gashi po kërkon protesta popullore kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Gashi ka kërkuar këtë gjë pas ultimatumit që sipas tij, Thaçi e ka bërë kundër Qeverisë.

Gashi thotë se me këtë protestë le ta dinë e gjithë bota se Thaçi nuk e përfaqëson vendin tonë.

“Le ta dijë edhe AAK, se pavarësisht vendimit të qeverisë për heqjen e taksës, sulmet aktuale ndaj saj po perceptohen si jo të arsyeshme dhe aspak dobiprurëse për interesin shtetëror. Shkurt dhe shqip, po t'iu interesonte juve shteti, nuk do e kishit rezervuar çdo të mirë materiale vetëm për interesat e juaja, duke e transferuar edhe analfabetizmin ekstrem nëpër ambasada e konsullata jashtë vendit”, shkruan Gashi, përcjell gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Asnjë president i ndonjë shteti europian nuk do ti drejtohej qeverisë së vendit të vet me ultimatum, në kohën kur është duke qëndruar në vizitë jashtë vendit. Këto sjellje të Hashim Thaçit meritojnë organizimin e një proteste popullore, duke e bllokuar tërësisht kthimin e tij në Kosovë. Le ta dijë tërë bota se ai nuk e përfaqëson vendin tonë.

Le ta dijë edhe AAK, se pavarësisht vendimit të qeverisë për heqjen e taksës, sulmet aktuale ndaj saj po perceptohen si jo të arsyeshme dhe aspak dobiprurëse për interesin shtetëror. Shkurt dhe shqip, po t'iu interesonte juve shteti, nuk do e kishit rezervuar çdo të mirë materiale vetëm për interesat e juaja, duke e transferuar edhe analfabetizmin ekstrem nëpër ambasada e konsullata jashtë vendit.

Mjaftë më me kinse opozitarizëm, me kinse mbrojtje të interesit shtetëror, sepse edhe fëmija në djep po e shohin realitetin me sy. Po e shohin të gjithë se sa jemi të çliruar dhe nga kush. Sidomos po e shohim se nuk na ka çliruar as PDK, as AAK, e as LVV. Andaj mos krrokatni, se na keni ardhë në maje të hundës me krrokamë, piskamë e gjithfarë sjellje mediokre, në vendlindje dhe jashtë saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat