Albin Kurti emëron Liman Hotin nga Malisheva si këshilltar politik, reagon zyrtari i PSD-së, ja çfarë thotë për Hotin

Aktuale

Albin Kurti emëron Liman Hotin nga Malisheva si këshilltar politik, reagon zyrtari i PSD-së, ja çfarë thotë për Hotin

Nga: N. H Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 19:22
Liman Hoti dhe Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, e ka emëruar këshilltar Liman Hotin, si këshilltar politik në qeverinë që ai e udhëheq.

Liman Hoti që vije nga Malisheva, për një kohë të gjatë ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Albin Kurtit, gjatë kohës sa ai nuk e mbante postin e kryeministrit.

Kurti me të marrë postin e kryeministrit, e ka marrë afër vetës Liman Hotin, duke e bërë këshilltar politik në kabinetin e tij.

E ndaj këtij vendimi të Kurti, ka reaguar zyrtari i PSD-së, Nol Nushi.

Nushi është i mendimit se Hoti nuk ka aftësi që ta këshillojë kryeministrin Kurti.

Ja shkrimi i tij:

Nuk jam nga ata qe i perbuz shoferet dhe qe mendoj qe shoferi nuk mund te behet keshilltar.

Por, Limanin e kam njohur nga afer, dhe me besoni qe ai nuk mund ta keshilloje kryeministrin. Nuk i ka as perafersisht ato aftesi.

Ky eshte keqperdorim i pushtetit.

Ps: Limani per mu mbetet nje djale i mire!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat