Haradinaj: Njerëzit e Kurtit të përfolur për korrupsion

Aktuale

Haradinaj: Njerëzit e Kurtit të përfolur për korrupsion

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 20:17
Ramush Haradinaj

Vendimi i kryeministrit Albin Kurtit për zvogëlimin e pagave në Qeveri, të cilat i kishte rritur Ramush Haradinaj, për këtë të fundit nuk është vendim i qëlluar.

Haradinaj ka thënë se shpreson që një ditë do të vie dita që zyrtarët shtetëror të jetojnë vetëm prej pagës.

“Nuk do të ishte kurrë shpenzim për Kosovën paga e dinjitetëshme për kryetarin e Qeverisë, për gjykatësin për Policinë, Prokurorinë. Rreziku është te hajnia. Shihet që z.Kurti është fokusuar po ashtu në korrupsion, për të cilën është përfolur shefi i stafit të tij, njeriu më i afërt i tij. Dhe janë përfolur edhe shumë veprime të tij të tjera. Rasti i një Ministrie, 30 mijë euro të shpenzuara një web-site e disa raste tjera. Numri i madh i këshilltarëve. Ai numër aq i madh është i pashpjegueshëm. Ai do t’ia kalojë qeverisë Haradinaj me këshilltarë. Unë dikur kam pasur zëvendësministra, e ai po i shton këshilltarët”, ka potencuar Haradinaj.

“Shefi i stafit, njeriu më i afërt i tij që merret me funksionimin e kryeministrisë e pastaj me koordinimin me Ministri, Luan Dalipi, u bë subjekt përfolës që kishte pasur aktakuza në të kaluarën. Pra kishte qenë subjekt i hetimeve për korrupsion. Ai njeri tani është dora e dytë e Kurtit në Qeveri. E pa shpjegueshme se si ka mundur z.Kurti me gjetë një njëri që ka pasur aktakuzë për korrupsion dhe e bëri shef të stafit, edhe nëse ka dalë i pafajshëm. Por nëse një herë është ngritur një aktakuzë ndaj tij, si ka mundësi pra në 2 milionë kosovarë me marrë afër vetës një person që ka pasur aktakuzë për korrupsion”, thotë Haradinaj

Sipas tij, nëse Kurti e zbaton Ligjin për Paga, ai prapë do ta marrë rrogën më të madhe. “Nëse vërtetë e ka në plan me ulë pagën e vetë, kur të fillon zbatimi i Ligjit për Pagat, ai do duhej t’i propozoj Parlamentit një amandamentim të Nenit dhe t’ia ulë vetës pagën, atëherë i besoj. Tash nuk i besoj, tash dihet se është mashtrim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat