“Hiqeni atë dreq takse se kërkujt s’po i kërset për të”

Aktuale

“Hiqeni atë dreq takse se kërkujt s’po i kërset për të”

Nga: A.ZH Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Analisti politik Vigan Qorrolli, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që ta heq tërësisht taksën ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Ai ka kritikuar partitë e koalicionit qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat sipas tij, ende pa i mbushur 30 ditë qeverisje, nuk janë “një zë” për taksën.

Qorrolli ka theksuar se populli po e kërkon shpresën, me të cilën i ka sjellë në pushtë VV-në dhe LDK-në.

Postimi i plotë i Qorrollit në Facebook:

As 30 ditë qeveri: LVV dhe LDK nuk janë një zëri.

Hiqeni atë dreq takse se kërkujt s’po i kërset për të. Mileti po e lyp shpresën, idilen, të keshmen – me të cilën ju ka pru n’pushtet më 6 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat