Ambasadori Heldt e mirëpret njoftimin e Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës

Aktuale

Ambasadori Heldt e mirëpret njoftimin e Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 10:42
Albin Kurti dhe Chrsitian Heldt

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Chrsitian Heldt, e ka mirëpritur njoftimin e Kryeministrit Albin Kurti për heqje të pjesshme të taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky hap i guximshëm duhet të shpijë në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Hap i guximshëm dhe i rëndësishëm nga kryeministri Albin Kurti vetëm pas dy javësh në detyrë. Tani ky hap duhet të shpijë në një proces konstruktiv për heqjen e barrierave të tregtisë dhe lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë dhe riangazhim për një dialog që çon në normalizim të plotë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat