Milaim Zeka kërkon burg për këta persona nga Qeveria Kurti

Aktuale

Milaim Zeka kërkon burg për këta persona nga Qeveria Kurti

Nga: N.Sh Më: 1 mars 2020 Në ora: 10:59
Milaim Zeka

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka folur për shkarkimet e bordeve që po i bën Qeveria e Albin Kurtit.

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, po kërkon nga Qeveria Kurti që përveç shkarkimeve që po i bën të nisin hetimet dhe të burgosen.

“Nëse Kurti nuk u jep mesazh edhe njerëzve të tij se vjen dikush pas nesh që ju burgos, asnjë ndryshim esencial nuk ka me ndodhë në këtë vend”, shkruan Zeka në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se nëse Qeveria Kurti punon sipas modelit të Qeverisë në të kaluarën atëherë nuk ka me ndodh asnjë ndryshim.

Zeka thotë se është gabim nëse largohen njerëzit e dijshëm nga puan dhe dërgohen militantët.

Postimi i plotë:

Puna e mire e Qeverise te Albin Kurtit

Nuk mjaftojne shkarkimet - duhet me i burgose

Shkarkimi i bordeve qe po e bene qeveria, duhet perkrahur maksimalisht. Mirepo kjo eshte vetem gjysma e punes. Qeveria duhet t’ i inkurajoje organet e hetuesise qe te nisin hetimin per te gjitha bordet e ndermarrejeve publike prej paslufte e deri me sot, ku shumica, bashke me drejtuesit e larte te ketyre kompanive do te perfundonin ne burg.

Nese Kurti nuk u jep mesazh edhe njerezeve te tije se vjen dikush pas nesh qe ju burgos, asnje ndryshim esencial nuk ka me ndodhe ne kete vend.

Nese kjo qeveri punon sipas modelit qeverises ne te kaluaren, nuk ka per te ardhure ndryshimi. Nese dergohen militant dhe largohen njerezit e dijshem vetem pse jane perkrahes te nje partie tjeter, prap eshte gabim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat