Pacolli reagon pas vendimit të ministrit Reka që shpëtoi 400 mijë euro: Boll shumë pare kish pas ky shtet

Aktuale

Pacolli reagon pas vendimit të ministrit Reka që shpëtoi 400 mijë euro: Boll shumë pare kish pas ky shtet

Nga: N.Sh Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 11:47
Blerim Reka

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pas vendimit të ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka i cili i anuloi disa kontrata të ish-ministres Dhurata Hoxha.

Sipas këtij vendimi, Kosova ka shpëtuar rreth 400 mijë euro.

Pacolli në një postim në Facebook, thotë se boll shumë pare kish pas Kosova, dhe me pas punua mirë e mbarë sot ishim krejt në nj tjetër situatë.

Postimi i plotë:

400.000 euro qira vjetore vetëm për objektin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane e qindra mijëra euro të tjera në kontrata lobimi për të avancuar agjendën e integrimit të shtetit të Kosovës. Boll shumë pare kish pas ky shtet. Me pas punu mirë e mbarë sot ishim krejt në tjetër situatë.

?? Ministrit Reka për anulimin e kontratave që dëmtojnë buxhetin e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat