Qeveria kishte ndarë 40 mijë euro për mbrojtjen e Lahi Brahimajt nga Specialja

Aktuale

Qeveria kishte ndarë 40 mijë euro për mbrojtjen e Lahi Brahimajt nga Specialja

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 12:52
Lahi Brahimaj dhe Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës në mars të vitit të kaluar kishte ndarë 40 mijë euro për mbrojtjen e Lahi Brahimajt nga Specialja. Vendimi mban datën 19 mars.

Media shkruan se i ka siguruar këto vendime.

Ministria e Drejtësisë ka paguar rreth 61 mijë euro, për disa nga personat e intervistuar nga Prokuroria e Specializuar që funksionon në kuadër të Dhomave të Specializuara, me seli në Hagë.

Image

Sipas përgjigjes së MD-së, Qeveria me dy vendime, kishte ndarë 70 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të të ftuarve nga Specialja. Nga kjo shumë janë shpenzuar rreth 61 mijë euro ndërsa mbi 9 mijë euro i janë kthyer buxhetit.

“Sipas  vendimit të Qeverisë nr. 14/94, janë shpenzuar mjete në shumën prej  40,000.00 €; Sipas vendimit të Qeverisë nr. 10/88 janë shpenzuar mjete në vlerën prej  30,000.00 € ( sipas paragrafit 3 pika 3.1;3.2 dhe 3.3 ); Shuma prej 9.187.00 € sipas vendimit nr. 10/88, paragrafi 3 pika 3.1 janë kthyer mjetet në Buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo ministri nuk ka ofruar qasje të drejtpërdrejtë në faturat e kërkuara nga Insajderi, por ka dhënë informacione rreth shpenzimeve, që përfshijnë periudhën deri në fund të vitit 2019.

Rrjedhimisht nuk dihet se për cilët nga të ftuarit e Speciales janë paguar gjithë këto para, e as për çfarë saktësisht.

“Ministria e Drejtësisë ka ekzekutuar vendimet e Qeverisë duke ofruar shërbime teknike, pasi që mjetet sipas vendimeve të sipërshënuara  janë të ndara nga kategoria Rezerva-Shpenzime të paparashikuara kodi 232-13100”, thuhet në përgjigjen.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, kishte ndarë fiks 70 mijë euro për mbrojtjen e katër të dyshuarve në Gjykatën Speciale.

Kjo shumë ishte ndarë për Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Mahir Hasanin dhe dajën e kryeministrit Ramush Haradinaj, Lahi Ibrahimaj.

Që të tre këta komandantë kanë të deklaruar pasuri milionëshe.

Në vendimin e datës 19 mars, Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 mijë euro për mbrojtjen e Lahi Ibrahimajt, dajës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në vendim saktësohet se kjo shumë parash është ndarë për “procesin e Dhomave të Specializuara”.

Brahimaj ishte intervistuar më 1, 2 dhe 3 mars të vitit 2019, lidhur me dyshimet për krime gjatë luftës në Kosovë.

Përveç dajës së kryeministrit, Qeveria Haradinaj ka ndarë 30 mijë euro tjera për ish-këshilltarin e tij, Sylejman Selimi, ish-kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku dhe Mahir Hasanit.

Kjo shumë e parave është ndarë me 5 shkurt të vitit 2019.

Ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale, por zyra e prokurorit të Specializuar ka njoftuar se

Deri tash sipas Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kjo prokurori ka intervistuar më shumë se 250 persona, përfshirë personat kyq të Shtabit të Përgjithshëm të dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokuroria e Specializuar ka kohë që nisur hetimet kundër disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën dyshimet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat