Shfaqet prapë Gjonbalaj: Bën fotografi me Kosnett në New York, nuk përmend 50 milionë eurot e Kosovës

Aktuale

Shfaqet prapë Gjonbalaj: Bën fotografi me Kosnett në New York, nuk përmend 50 milionë eurot e Kosovës

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 13:25
Gazmend Gjonbalaj

Mërgimtari nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazmend Gjonbalaj, ka premtuar 50 milionë euro investime në Kosovë nëse fiton Albin Kurti zgjedhjet e fundit, por Kurti fitoi e Gjonbalaj u ‘zhduk’ me milionat e premtuar.

Gjonbalaj tani është parë në një eveniment që është mbajtur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, ku prezent ka qenë edhe ambasadori amerikan i Kosovës, Philip Kosnett.

Edhe Gjonbalaj ishte prezent në këtë eveniment dhe ka shfrytëzuar rastin që ta bën një foto me Kosnettin, pavarësisht se ky takim ishte nën moton “Investimi i Diasporës shqiptare në Kosovë”, 50 milionë eurot e Gjonbalajt nuk u përmenden fare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat