Zyrtari i VV-së reagon për mbledhjen e Qeverisë në Prevallë: Kryeministri i papërvojë nuk ka shkuar  Bullgari edhe t’u hipën skijave

Aktuale

Zyrtari i VV-së reagon për mbledhjen e Qeverisë në Prevallë: Kryeministri i papërvojë nuk ka shkuar  Bullgari edhe t’u hipën skijave

Nga: G.B Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 13:28
Qeveria e Kosovës

Përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka reaguar lidhur me mbledhjen e Qeverisë që po mbahet në Prevallë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qeveria ka shkuar në Prevallë pa mëditje, pa skija dhe pa turizëm ndërkombëtar e nuk kanë shkuar në Bullgari që tu hipin skijave dhe të marrin mëditje, përcjell Bota sot.

“Kjo dëshmon qartë se sa të papërvojë janë në hajni edhe Kryeministri edhe Qeveria. Mozomakeq!” ka shkruar Kurteshi në Facebook.

Postimi i plotë në Facebook:

MUNGESA E PËRVOJËS QEVERITARE!

Shih ti, Qeveria ka shkuar në Prevallë për mbledhje pune tërëditore, pa mëditje, pa skija, pa turizëm ndërkombëtar!

Kryeministri i papërvojë nuk ka shkuar në Banjsko të Bullgarisë edhe t’u hipin skijave, edhe të marrin mëditje, edhe shtesa për orar të zgjatur, edhe turizëm ndërkombëtar, edhe...

Kjo dëshmon qartë se sa të papërvojë janë në hajni edhe Kryeministri edhe Qeveria. Mozomakeq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat