E ftoi 2 herë, presidenti Thaçi tregon kur do ta takojë kryeministrin Kurti

Aktuale

E ftoi 2 herë, presidenti Thaçi tregon kur do ta takojë kryeministrin Kurti

Më: 4 mars 2020 Në ora: 16:58
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do të ketë takime me liderët e partive parlamentare, duke përfshirë këtu edhe kreun e Qeverisë, Albin Kurtin.

Ai ka thënë se këtë do ta bëjë gjatë ditëve kur do të shënohet Epopeja e UÇK-së.

“Do t’i ftojë në ditët e ardhshme liderët e partive kur do të jetë edhe Epopeja e UÇK-së. Kështu që do ta takojë edhe liderin e VV-së, PDK-së, LDK-së dhe të gjitha partive parlamentare”, ka thënë Thaçi.

Sidoqoftë, presidenti ka refuzuar të përgjigjet se kur do të zhvillojnë takimin kokë më kokë me kryeministrin Kurti, i cili edhe dje i dërgoi ftesë.

Ndryshe, në dy ftesat e Kurtit u tha se nevojitet koordinim për politikën e jashtme, sidomos në kohën kur po bisedohet intensivisht lidhur me marrëveshjen përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat