Zbulohen detajet e draft-marrëveshjes që u është prezantuar Thaçit dhe Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë

Aktuale

Zbulohen detajet e draft-marrëveshjes që u është prezantuar Thaçit dhe Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë

Më: 4 mars 2020 Në ora: 21:54
Pamje nga takimi

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë u është prezantuar drafti i marrëveshjes finale. Sipas mediave marrëveshja ka dy opsione: korrigjimin e kufijve ose Asociacion Plus, me kërkesa të veçanta nga ana e Serbisë, opsion i cili, sipas burimeve, është i preferuari i ndërmjetësueve amerikanë. Në detajet të tjera nga takimi në Washington, mes të cilave, edhe ai që kjo fazë bisedimesh do të jetë dinamike, e ngjashme me atë të Rambujesë, ku palëve u janë ofruar vetëm dy opsione, apo “merre ose lëre”, që është e kundërta e negociatave në Vjenë që kanë zgjatur rreth dy vjet…

Korrigjim kufijsh ose Asociacion Plus. Këto janë dy opsionet që janë ofruar, në takimin e para dy ditësh në Washington, në takimin mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Veç tjerash, Serbisë nuk i është kërkuar të ndalet fushata e çnjohjeve deri në muajin qershor të këtij viti. Poashtu, pikërisht ky muaj, pra qershori i këtij viti, është edhe afati përfundimtar për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Formati i bisedimeve për marrëveshjen përfundimtare, do të jetë në nivel presidentësh me ekipe që ata do t’i përzgjedhin vetë. Palëve u është ofruar edhe mundësia e takimit me Presidentin amerikan Donald Trump, mirëpo kjo është shtyer deri në periudhën kur mund të ketë përafrim për marrëveshjen mes të dy palëve.

Në këtë takim, Thaçit dhe Vuçiqit u është thënë se ‘palëve që nuk janë të gatshme të nënshkruajnë, do të kenë sanksione të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në konferencën për media ku ka njoftuar për këtë takim, ka thënë se ‘takimi në Shtëpinë e Bardhë është një kthesë kritike dhe dramatike’. Ai ka thënë se ‘Amerika e ka marrë përfundimisht në dorë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë’ dhe që ‘kërkon të përmbyllet në afat të shkurtër’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat