Krasniqi: Marrëdhëniet Kosovë – SHBA në pikën më të ulët ndonjëherë

Aktuale

Krasniqi: Marrëdhëniet Kosovë – SHBA në pikën më të ulët ndonjëherë

Më: 5 mars 2020 Në ora: 23:19
Memli Krasniqi

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas njoftimit të të Dërguarit të Posaçëm të SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi lidhur me bisedën telefonike që kishte ky i fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Grenell nëpërmjet Twitterit është shprehur se SHBA-të mund të ndalin investimet ekonomike në Kosovë nëse Kurti nuk e largon taksën 100 për qind.

Lidhur me këtë, nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se sot jemi në pikën më të ultë të marrëdhënieve Kosovë – SHBA.

Krasniqi e ka quajtur kryeministrin Kurti arrogant e narcist që sipas të cilit i ka afektuar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët më të rëndësishëm.

“Sonte, ambasadori amerikan dhe I Dërguari Special Richard Grenell e demaskoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me diskutimet që kanë pasur dje dhe nënkupton se qeveria e SHBA-ve mund të ndalë ndihmën e saj ekonomike për Kosovën.

Ky do ishte një zhvillim i paimagjinueshëm – pika më e ulët ndonjëherë e marrëdhënieve Kosovë – SHBA, e sjellur nga një kryeministër arrogant e narcist, sjellja manipulative e të cilit tani ka afektuar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj më të rëndësishëm. A nuk keni turp, kryeministër?!”, ka shkruar Krasniqi në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat