Abazi i VV’së: Thaçi iku në SHBA si hajdut natën

Aktuale

Abazi i VV’së: Thaçi iku në SHBA si hajdut natën

Më: 5 mars 2020 Në ora: 23:35
Boiken Abazi

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, në një debat në Shqipëri ka folur rreth raporteve mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Abazi ka akuzuar presidentin se po shkon në takime ndërkombëtare si “hajdut natën”.

“Ashtu shkoi në Munih, ashtu iku në SHBA, Thaçi po vazhdon avazin e vjetër”, ka thënë Abazi.

Sulmi i Abazit ndaj Thaçit vjen në kohën kur presidenti i Kosovës po i shpërfill thirrjet e kryeministrit Kurti për takime mes tyre.

Kurti ka kërkuar që të koordinohet me Thaçin për të folur për Kosovën njëzëri në takime ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat