Protestuesit ja arrijnë qëllimit, pritet shkarkimi i menaxhmentit të “Trepçës”

Aktuale

Protestuesit ja arrijnë qëllimit, pritet shkarkimi i menaxhmentit të “Trepçës”

Më: 6 mars 2020 Në ora: 11:44
Foto protestuesit

Pas disa ditë protestash, e shprehje të pakënaqësisë dhjetëra qytetarë kanë arritur të bindin Qeverinë e Kosovës që të anulojë konkursin e fundit në “Trepçës”,  në të  cilin u lanë jashtë shumë prej tyre. Arsim Musa nga këshilli protestues , ka bërë të ditur se sapo kanë përfunduar protestën e tyre një orëshe para objektit të menaxhmetit, dhe se aktualisht janë duke mbledhur nënshkrimet e rreth 200 personave që kanë protestuar këtyre ditëve për t’i dërguar në Inspektoratin e Punës.

Ai ka sqaruar se gjatë ditës së sotme janë njoftuar se do të formohet një bord i përkohshëm nga ana e Qeverisë, i cili do të bëj shkarkimin e menaxhemtit aktual,  e që kjo ishte njëra ndër kërkesat e tyre. Mirëpo Musa ka bërë të ditur se nga vendimet e Qeverisë nuk do të prekën 40 fëmijët e minatorëve të “Trepçës”, të cilët të frikësuar se anulimi i konkursit do t’i prekte edhe ata, po ashtu kishin hyrë në grevë.

 “Jemi rreth 200 persona jemi duke i mbledh nënshkrimet për të shkuar te inspektoria i punës, e kemi afatin sot, procesi ka ecur mirë  e mbarë, që një orë ka ecur protesta. Sot na kanë njoftuar se do të formohet një bord i përkohshëm për shkarkimin e menaxhmetit të Trepçës dhe konkursi do të kthehet në pikën zero. Nga kjo nuk do të prekën ish fëmijët e minatorëve që janë rreth 40 fëmijë”, tha Musa.

Këtë informacion Musa dhe protestuesit e tjerë  e kanë marrë nga kryetar i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili kishte zhvilluar një takim me ta gjatë ditës së djeshme.

Ndryshe protestuesit e mllefosur gjatë kësaj jave patën paralajmëruar qeverinë e Albin Kurtit se nëse nuk i plotëson kërkesa e tyre, për anulim të konkursit dhe për shkarkim të menaxhmentit, në krye me Basri Ibrahimin , situata do të eskalonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat