Si shpëtoi Besarta? Bekim Jashari tregon të vërtetën dhe demanton Milaim Zekën

Aktuale

Si shpëtoi Besarta? Bekim Jashari tregon të vërtetën dhe demanton Milaim Zekën

Nga: A.J Më: 6 mars 2020 Në ora: 14:00
Bekim Jashari

Bekimi, djali i legjendarit Hamez Jashari mbrëmë në një rrëfim krejt ndryshe ka treguar gjithçka për Familjen Jashari dhe netët e luftimit që ata kishin kaluar përballë forcave serbe. Jashari po ashtu njëherë e përgjithmonë ka shpjeguar edhe mënyrën se si kishte shpëtuar motra e tij Besarta, për të cilën ai thotë se vetëm zoti deshi ta shpëtoj dhe se nuk ishte fshehur nder magje ashtu siç kishte deklaruar Milaim Zeka.

Bekim Jashari tregon se Milaim Zeka ne kohen kur e kishte bere filmin për luftën e Jasharjve dhe kishte thënë se Besarta ishte futur ne maxhe  për të shpëtuar, dhe se ngjarje nuk kishte ndodhur ashti Jashari thotë se vetëm Zoti e ka shpëtuar Besartën .

“Unë e thash ma herët që besoj në thëniet e fesë islame. Besarta motra ime 10 vjeç ku si qitu ke jemi na kane qene familja gratë e fëmijët kur i kanë gjuajtur më predha e tanke të renda ku janë mbyt nga ato bredha aty dhe Besarta ka qenë aty në mesin e tyre. Unë vet ia kam thenë Milaim Zekës kur e ka bërë filmin, ka e shpike ti atë ide që Besarta u fsheh nder maxhe, ai më tha për me jau bërë më të kapshme njerëzve për më besu, për çka ku ajo tregon se aty ishte bërë tym e mjegull dhe se nuk kishte parë asgjë dhe kam ecë pak dhe duke prekur kishte prekur edhe motrën e vdekur. Dhe kush e mbrojti e ruajti Besartën vetëm Zoti i madh, e kush ja rujti tjetër mente Besartës vetëm Zoti” ka thenë Bekim Jashari në një emision televiziv përcjell "Bota Sot".

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat