Ish-diplomati Bashkurti: S’ka thyerje të marrëdhënieve strategjike Kosovë-SHBA

Aktuale

Ish-diplomati Bashkurti: S’ka thyerje të marrëdhënieve strategjike Kosovë-SHBA

Më: 6 mars 2020 Në ora: 20:30
Lisen Bashkurti

Për ish-diplomatin Lisen Bashkurti, nuk ka ndonjë thyerje mes marrëdhënieve strategjike mes SHBA dhe Kosovës. Z. Bashkurti thotë se kjo vjen edhe për shkak të zhvillimeve të fundit siç janë rotacioni i thellë i pushtetit në Kosovë dhe zgjedhjet e reja që priten në Serbi.

Nga ana tjetër, nënvizoi se, institucionet e reja në BE kanë pak që janë konstituar kurse dhe në SHBA priten zgjedhjet presidenciale dhe ka dinamikë deklaratash. Të gjithë këto tha ish-diplomati kanë sjellë një dinamikë të re në zhvillimet e fundit.

Ndërprerja e negociatave Serbi-Kosovë për gati një vit e gjysmë dhe ndërhyrja e palëve të treta në këtë dialog, e bën të vështirë sipas ish-ambasadorit rifitimin e besimit për të dialoguar sërish.

“Vendosja e taksës ishte e imponuar, nga kokëfortësia e Serbisë, revanshi në marrëdhëniet ndërkombëtare”, u shpreh z. Bashkurti duke e cilësuar vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si racional.

Ai thotë se, roli i Presidentit Hashim Thaçi nuk do të jetë përcaktues, pasi nuk ka kompetenca Kushtetuese për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

“Në Kushtetutën e Kosovës, institucioni që e përgatit dhe zbaton politikën e jashtëm është qeveria. Presidenti i Kosovës nuk ka status për të përgatitur dhe firmosur marrëveshje të jashtme", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat