A do të rikthehej në Vetëvendosje po t’i ofrohej mundësia? Tregon Visar Ymeri

Aktuale

A do të rikthehej në Vetëvendosje po t’i ofrohej mundësia? Tregon Visar Ymeri

Më: 6 mars 2020 Në ora: 21:29
Visar Ymeri

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, ka folur rreth lëvizjes Vetëvendosjes dhe largimit të tij nga aty.

Thotë se Vetëvendosje aktuale ndryshon shumë nga ajo lëvizje kur ai ishte aty?

Por po të kishte një mundësi rikthimi, a do të pranonte një gjë të tillë?

“Jo, mendoj që tash VV ka ndryshuar në mënyrën se si e bën politikën drastikisht prej asaj që unë e kam menduar kur kam qenë në VV”, tha Ymeri në emisionin ‘A Show’.

“VV sot është shndërruar në një koncept politik që i konvenon Kurtit sesa reflekton një ndryshim shoqëror për të cilin ishim angazhuar”, shtoi ai.

“Mënyra si vepron VV tani dallon në pikat kryesore nga VV e dikurshme”, theksoi Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat