Urimi i veçantë i Daut Haradinajt për 8 Mars

Aktuale

Urimi i veçantë i Daut Haradinajt për 8 Mars

Më: 8 mars 2020 Në ora: 16:23
Daut Haradinaj

Në gjithë botën sot po shënohet dita ndërkombëtare e gruas, një ditë ku bëhet thirrje për më shumë të drejta për gratë që në mënyra të ndryshme konsiderohet që janë të diskriminuara.

Kjo ditë po shënohet edhe në Kosovë, madje sot kishte edhe një marsh për të kërkuar të drejta për gratë e për ta kundërshtuar diskriminimin gjinor, por përpos aktiviteteve publike kjo ditë shënohet edhe nëpër familjet shqiptare.

8 marsin e ka uruar edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i cili ka postuar një fotografi bashkë me kunatën e tij, Suzanën – gruaja e dëshmorit të kombit, Shkëlzen Haradinaj dhe nënën e tij e cila i dha kombit tre djemë dëshmorë në luftën e fundit çlirimtare.

“Me Suzanën, bashkëshorten e Shkëlzenit dhe nanën për të ju uru 8 Marsin! Urime 8 Marsi të gjitha nënave dhe motrave të kombit tone”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Roli i gruas në luften çlirimtare ka qenë shumë i madh. 

Ja postimi i tij:

Me Suzanën, bashkëshorten e Shkëlzenit dhe nanën për të ju uru 8 Marsin! Urime 8 Marsi të gjitha nënave dhe motrave të kombit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat