Fjalimi i padëgjuar më parë, Agim Ramadani flet për presidentin Ibrahim Rugova: “Serbia nuk pyet se a je me…”

Aktuale

Fjalimi i padëgjuar më parë, Agim Ramadani flet për presidentin Ibrahim Rugova: “Serbia nuk pyet se a je me…”

Nga: N. H Më: 8 mars 2020 Në ora: 22:13
Agim Ramadani dhe presidenti Rugova

Agim Ramadani padyshim se ishte një nga figurat më të shquara të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Ai i njohur si “Katana”, ishte një nga udhëheqësit e betejës më të lavdishme të luftës së fundit në Kosovë.

Agim Ramadani së bashku me Sali Çekajn, Anton Qunin e Hisen Berishën ishin hartuesit kryesor të planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare.

Një fjalim i cili po shpërndahet në rrjetet sociale, shihet ish-komandanti Agim Ramadani, duke folur për luftën në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Ai në këtë video flet edhe për presidentin historik Ibrahim Rugova e Adem Demaçin.

Në këtë fjalim, Ramadani thekson se shteti serb nuk pyet, “a je ti i lëvizjes, a je i demokratëve, a je me Ibrahim Rugovën, apo me Adem Demaçin, por predhat na i ka gjuajt mbi krye njësoj”.

Kujtojmë se Agim Ramadani (1963-1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963.

Ndonëse kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan. /Bota sot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat