Analisti politik: Liderët politik duhet të sqarojnë pesë pika që lidhen me Serbinë

Aktuale

Analisti politik: Liderët politik duhet të sqarojnë pesë pika që lidhen me Serbinë

Nga: M.H Më: 9 mars 2020 Në ora: 08:44
Kurti, Mustafa dhe Thaçi

Analisti i çështjeve politike, Blerim Vela, përmes një postimi në Facebok ka shkruar në lidhje me disa pika kyçe të cilat i parashtron për të u përgjigjur liderët politik, duke përfshirë këtu edhe se kush do ta nënshkruaj në marëveshjen e Kosovës mes Serbisë.

Postimi i plotë

Pertej zhurmes, histerise dhe euforise, takimet “koordinuese” mes lidereve institucional dhe politik duhet te sqarojne se pese pika:
1. Cilat jane vijat e kuqe dhe cili eshte pozicioni unik i institucioneve te Kosoves rreth marreveshjes perfundimtare me Serbine?
2. Kush do te nenshkruaj ne emer te institucioneve te Kosoves marreveshjen e mundshme perfundimtare me Serbine?
3. A do te trajtohet marreveshja perfundimtare me Serbine si marreveshje nderkombetare mes dy shteteve qe duhet te ratifikohet ne Kuvend te Kosoves?
4. Nese marreveshja me Serbine nuk do te konsiderohet si marreveshje nderkombetare mes dy shteteve si do te behet miratimi i saj? Cili do te jete roli i Kuvendit te Kosoves dhe Keshillit te Sigurimit te OKBse?
5. Cilat mund te jene pasojat per Kosoven ne rast te deshtimit te procesit negociator me Serbine? Si do te menaxhohen ato nga institucionet e Kosoves?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat