FSK-ja rekruton pjesëtarë të saj për njësite specialistike

Aktuale

FSK-ja rekruton pjesëtarë të saj për njësite specialistike

Më: 9 mars 2020 Në ora: 09:50
Forca e Sigurisë së Kosovës ( FSK )

Forca e Sigurisë së Kosovës ( FSK ) në kuadër të transformimit të saj dhe duke u bazuar në strukturën aktuale, ka parë nevojën e ri-sistemimit të brendshëm të pjesëtarëve të saj në njësi specialistike të FSK.


Me këtë rast ka hapur konkurs të brendshëm për të gjithë pjesëtarët e FSK-së të cilët i plotësojnë kriteret për sistemim në vendet e lira: Policinë Ushtarake, Njësia Kibernetike, Togu Ceremonial, Togu i Gardës së Nderit, Regjimenti i Mjekësisë, Togjet ISR në regjimentet e këmbësorisë dhe kompania e operacioneve civile ( KOC ).


Kriteret për secilën njësi kanë qenë të ndryshme, pjesëtarët varësisht se në cilën njësi kanë aplikuar u janë nënshtruar testit fizik i cili ka qenë eliminues, teste praktike , Intervistave, për t’i lënë radhën testimeve me shkrim të cilat janë duke u realizuar gjatë kësaj jave në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë .


Testimet po realizohen nga e Zyra e Rekrutimit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së në koordinim me Drejtorinë e Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në mbikëqyrjen e Ekipit Këshillues të NALT-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat