Minatorët e Trepçës nuk i marrin pagat, bojkotojnë punën

Aktuale

Minatorët e Trepçës nuk i marrin pagat, bojkotojnë punën

Më: 10 mars 2020 Në ora: 10:51
Foto

Punëtorët e gjigandit metalurgjik “Trepça”, nuk kanë dalë në vendin e tyre të punës.

Kjo për shkak se ata nuk i kanë marrë pagat e tyre.

Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Re të Trepçës me flotacion në Stantërg i tha Klan Kosovës se pagat e janarit afër gjysmës së punëtorëve nuk u është paguar e plotë.

Ndërkaq për muajin shkurt Osmani tha se pagat nuk kanë dalë fare.

“Ndërrimi i parë afër 400 punëtor të Trepçës e kanë bojkotuar punën shkaku i pagave. Në muajin janar afër gjysma e punëtorëve nuk i kanë marrë pagat e plota. Disa e kanë marë 100 përqind e disa të tjerë e kanë marrë vetëm 60 për qind. Në shkurt nuk kanë dalë fare. “-tha Osmani.

Ai shtoi se ka biseduar me menaxhmentin por si përgjigje ka marrë se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare.

“Kemi biseduar me menaxhmentin por ata na thanë që nuk kemi mjete financiare. Prodhimi është rritur, prandaj nuk ka nevojë për mos me i marrë pagat. Unë i kam thënë menaxherit se mua nuk më intereson se ku i merrni mjetet. Përgjegjësia i takon atyre ta zgjidhin këtë problem “- shtoi ai.

Klan Kosova e ka kontaktuar me drejtorin menaxhues të Trepçës Basri Ibrahimin.

Ai e konfirmoi problemin por tha se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për këtë.

“Po, kemi një problem me pagat. Ne do ta bëjmë një zgjidhje për këtë situatë shumë shpejtë”-tha Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat