Komisioni rekomandon shpalljen e konkursit për Komisioner të AIP-it

Aktuale

Komisioni rekomandon shpalljen e konkursit për Komisioner të AIP-it

Më: 10 mars 2020 Në ora: 10:56
Anëtarët e  Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Anëtarët e  Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes unanimisht  kanë votuar që të shpallin konkursin për  përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku tha se  që në bazë të ligjit janë  përgjegjës që të shpallin konkursin dhe për këtë ka pasur edhe një kërkesë që kjo çështje të trajtohet me prioritet.

Në këtë mbledhjen u zgjodhëm edhe  anëtarët  e panelit intervistues që do të japin vlerësimet e tyre në këtë komision dhe ata janë Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, Sllavko Simiç, Bekë Berisha, Haxhi Shala, Ilir  Tasholli, Rasim Demiri, Ganimete Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat