​75 për qind e shqiptarëve dhe 64 për qind e qytetarëve nga Kosova e duan bashkimin kombëtar

Aktuale

​75 për qind e shqiptarëve dhe 64 për qind e qytetarëve nga Kosova e duan bashkimin kombëtar

Më: 10 mars 2020 Në ora: 11:15
Foto

75 për qind e banorëve të Shqipërisë dhe 64 për qind e banorëve të Kosovës janë pro bashkimit kombëtar.

Këto janë gjetjet në hulumtimin e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, "Shqipëri-Kosovë: dekonstruktimi i mitit të Shqipërisë së Madhe", që është prezantuar sot në Prishtinë.

Sa i përket qëndrimit zyrtar të Shqipërisë karshi Kosovës, qytetarët e të dyja vendeve pajtohen se Shqipëria luan rolin e "vëllait të madh" ndaj Kosovës.

Ndërkaq, skenarët për mundësinë e korrigjimit të kufijve janë kundërshtuar nga shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, por gjithashtu edhe nga serbët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat