Tërmkolli: Taksa duhet të hiqet më së largu sonte, LDK besoj e di këtë

Aktuale

Tërmkolli: Taksa duhet të hiqet më së largu sonte, LDK besoj e di këtë

Më: 10 mars 2020 Në ora: 17:33
Melihate Tërmkolli

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka shkruar pas reagimeve të shumta që janë bërë sot nga Washingtoni lidhur me taksën dhe mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova nëse nuk hiqet plotësisht tarifa ndaj Serbisë.

Tërmkolli ka thënë se taska duhet të hiqet më së largu sonte, dhe sipas saj LDK’ja është në dijeni të një afatizimi të tillë.

Tutje ish-deputetja ka thënë se edhe Millosheviqi dikur në një kontekst tjetër politik ishte tallur me SHBA’në.

“Erdhi dita, ne me u tallë e me poshtëru Amerikën?! Edhe Milosheviqi dikur, vepronte kështu, ndonëse në kontekst tjetër politik. Taksa duhet të heqet më së voni sot. LDK, besoj e din këtë”, ka shkruar Tërmkolli.

Përveç Tërmkollit, ka reguar edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa. Ish-kryeministri ka thënë se raportet me SHBA’në janë në një fazë kritike, ndërkohë ka paralajmëruar se do të flas me Kurtin për të dalë me një qëndrim të përbashkët rreth taksës.

Gjithashtu Mustafa ka treguar se në Washington ka dërguar Skënder Hysenin, për të mësuar nga afër se çfarë ka biseduar Thaçi gjatë vizitës së fundit në Ëashington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat