Lajmi i fundit: Veprimi i parë publik i Albin Kurtit pas paralajmërimit për tërheqjen e trupave amerikanë

Aktuale

Lajmi i fundit: Veprimi i parë publik i Albin Kurtit pas paralajmërimit për tërheqjen e trupave amerikanë

Më: 10 mars 2020 Në ora: 19:19
Albin Kurti

Pas zërave nga Shtëpia e Bardhë, për mundësinë e heqjes së trupave amerikane nga Kosova, ka ardhur një reagim nga ana e kryeministrit, Albin Kurti.

Kurti është takuar të martën pasdite me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Kurti ka thënë se me Ramën, kanë biseduar për zhvillimin e FSK-së dhe mundësitë e reja për avancimin e saj e të cilat i hap programi qeverisës 2020-2023.

Në këtë shkrim, Kurti tha se me Rrahman Ramën për herë të parë është takuar gjatë luftës.

Të martën, senatori amerikan, David Perdue, tha se SHBA-ja do të duhej ta rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

Sipas tij, “nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, SHBA-ja ta rishqyrtojë praninë e saj atje”.

Edhe Donald Trump Junior, i biri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar të martën tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat