Familja e Haki Imerit: Azem Syla në ‘fushëbetejë’ me Gjykatën Speciale doli i ‘pamposhtur’, ja çfarë do të rrëfej para Thaçit

Aktuale

Familja e Haki Imerit: Azem Syla në ‘fushëbetejë’ me Gjykatën Speciale doli i ‘pamposhtur’, ja çfarë do të rrëfej para Thaçit

Nga: N.Sh. Më: 11 mars 2020 Në ora: 09:02
Azem Syla

Familja e Haki Imerit, edhe sot ka folur për intervistimin e Azem Sylës në Gjykatën Speciale.

Kjo familje e veprimtarit të vrarë të LDK-së, thotë se Syla në këtë ‘fushëbetejë’ doli i ‘pamposhtur’ por i nënshtruar para Prokurorit të Gjykatës Speciale.

Përmes një postimi në Facebook, familja Imeri shkruan se Syla foli shumë bukur, mirëpo rezultatet do të shihen më vonë.

Ata shkruajnë se tash Syla do të rrëfehet para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Postimi i plotë:

Dy dite ne "fushebeteje" me Prokurorin Amerikan Azem Syla-daja doli i "pamposhtur" por i nenshtruar. Foli shume bukur dhe kendoi si bylbyli. Rezultatet e ketij muhabeti do te shihen...

Detyre prioritare daja tash ka te rrefej komandantit te komunikatave: Hashim Thaçit per taktiken e prokurorve te dhomave te specializuara.... edhe pse sekretari i shtetit z. Pompeo e ka njoftuar Thaçin per kete taktike brilante te dhomave te specializuara ...Narracioni dy ditor i dajes me kryeprokuroroin amerikan duhet vleresuar ne maksimum. Po besojme shume se ky "dyluftim" do te kete nje çmim per shoket e idealit ....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat