Haradinaj i thotë Kurtit të mos e heqë taksën, ka një paralajmërim për nesër

Aktuale

Haradinaj i thotë Kurtit të mos e heqë taksën, ka një paralajmërim për nesër

Nga: G.B Më: 11 mars 2020 Në ora: 11:21
Ramush Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se para nesh e kemi mundësinë e unifikimit të qëndrimeve në dy tema, që janë ecja përpara me Amerikën apo pritjen për Evropën dhe taksën, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se AAK është që të mbahet taksa deri në njohjen nga Serbia, derisa ka thënë se nesër në ora 14 do të mbajë takim me kryetarët e partive parlamentare.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ne kemi para nesh mundësinë e unifikimit të qëndrimeve në dy tema:

1. Ecjen përpara me Amerikën apo pritjen për Evropën;
2. Taksën, për të cilën disa kërkojnë suspendim, disa heqje pa kushte, disa reciprocitet para apo pas heqjes.

Qëndrimi im dhe i AAK-së është se taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia. Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në ora 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare.

Uroj që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin.

RH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat