Glauk Konjufca tregon se çfarë bisedoi me Vlora Çitakun në telefon

Aktuale

Glauk Konjufca tregon se çfarë bisedoi me Vlora Çitakun në telefon

Më: 11 mars 2020 Në ora: 14:16
Glauk Konjufca

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka pyetur ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, se si bashkëpunon ai me shtatë ambasadorët që e ka kërkuar shkarkimin e tyre.

Konjufca thotë se vetëm në 24 orët e fundit ka folur dy herë në telefon me ambasadoren e Kosovës në Uashington, e cila ishte në listën e atyre që ministri kërkon të tërhiqet nga misioni.

“Kam folur dy herë në telefon në telefon vetëm dje me z. Çitaku. Vetëm 24 orët e fundit”, ka thënë Konjufca, transmeton Gazeta Express.

“Ajo m’i ka shpjeguar të gjitha ato që po ndodhin. Nëse mbyllet takimi [për gazetarë], mund të ju shpjegoj në detaje se cka është folur”, ka thënë Konjufca.

Tutje, Konjufca thotë se Citaku e ka kuptuar frymën e ligjit dhe ka pranuar të kthehet.

“Desha t’ia japë një mirënjohje ambasadores tonë në Uashington. Për arsye se ajo e ka kuptuar ligjin, ashtu sic e shpjegova unë. Është e vetmja që ka reaguar dhe ka thënë se do të kthehet. E ka lexuar në frymën e saktë ligjin”, është shprehur ministri i Punëve të Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat