Osmani: Tarifa dhe Thaçi duhet të hiqen njëkohësisht

Aktuale

Osmani: Tarifa dhe Thaçi duhet të hiqen njëkohësisht

Më: 11 mars 2020 Në ora: 15:30

(E plotësuar) - Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë draftrezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, lidhur me debatin që është zhvilluar për raportet Kosovë-SHBA. Kjo pasi që deputetët e opozitës e kanë lëshuar sallën.

Draftrezoluta e propozuar nga këto dy parti përbëhet prej tri pikave, të cilat janë:

1. Republika e Kosovës është e përkushtuar për bisedime politike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë që do të rezultojnë me njohje reciproke.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. Askush, nuk ka të drejtë të bisedojë, dialogojë apo negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin u nitar të Republikës së Kosovës.

3. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nr. K043/19, të datës 27 qershor 2019, është Qeveria e Republikës së Kosovës që ka mandatin të udhëheqë bisedimet dhe/ose dialogun me Serbinë si dhe të bëjë përgatitjet për negociata e të negociojë lidhur me një marrëveshje të mundshme përfundimtare e cila do të rezultojë me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, brenda vijave të patejkalueshme të rendit kushtetues të Republikës sonë.

Seanca që ka filluar në orën 15:30, e që ka zgjatur deri pas mesnatës, deputetët e opozitës kanë akuzuar qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti se po prish raportet me aleatin kryesor të Kosovës, SHBA-në.

Ndërkaq, vet kryeministri Albin Kurti, se është i bindur se ka një marrëveshje për dialogun Kosovë-Serbi.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga deputetët e opozit ës, të iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës. 

***

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se s’ka kuorum për të votuar rezolutën.

“Meqenëse i kemi vetëm 57 deputetë, do ta vazhdojmë seancën në një seancë tjetër”, tha Osmani në fund.

Osmani: Ta heqim tarifën dhe presidentin njëkohësisht

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në Kuvendin e Kosovës ka mbajtur një fjalim ku ka propozuar dy parime për dialogun me Serbinë.

“Unë propozoj se dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet mbi dy parime. E para; Të mbrohen interesat e vendit. E dyta; Të mbrohen miqësitë me shtetet shpëtimtare. E para s’mundet pa të dytën e as e dyta pa të parën”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo ka thënë se masa e reciprocitetit e vendosur nga Qeveria e Kosovës është e votuar nga Qeveria e përbërë nga të dyja partitë e koalicionit.

“Masa e reciprocitetit është votuar nga qeveria e përbërë nga të dyja partitë”, ka thënë Osmani.

E për Shtetet e Bashkuara të Kosovës ajo e bëri të qartë pozicionin e Kosovës karshi SHBA’së.

“Kosova kurrë nuk ka pasur sukses pa i pasur SHBA’në në krah”, thotë Osmani.

“Shteti ynë nuk mundet pa aleatet e Kosovës. Apeli im është për të gjithë, që të ulemi dhe ta gjejmë gjuhën e përbashkët që i mbron këto dy parime, edhe interesin e vendit edhe miqësitë me këto shtete”.

Ndërsa për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Osmani thotë se duhet të hiqet së bashku me tarifën.

“Tarifa duhet të hiqet bashkë me presidentin uzurpues të dialogut Kosovë–Serbi”, ka thënë Osmani në Kuvend.

 “Presidenti duhet të ishte simbol i unitetit, e ai e quan kryeministrin e Kosovës manipulues, përpëlitës, mashtrues etj.”, shtoi Osmani.

Vjosa Osmani i del në mbrojtje Albin Kurtit: Ministrat e VV-së dhe LDK-së e kanë votuar programin që përcakton reciprocitet me Serbinë

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka dalur në ndihmë kryeministrit Kurti, rreth vendosjes së reciprocitetit.

Në seancën e Kuvendit, Osmani, tha se në qeverinë e Kosovës nuk ka antiamerikanizëm, por theksoi se edhe Lëvizja Vetëvendosje edhe Lidhja Demokratike, e kanë votuar programin qeverisës, në të cilin bëhet e qartë se ndaj Serbisë do të vendoset reciprociteti.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe miqët tanë ndërkombëtar janë ekzistenciale. As sdo ta kishim lirinë, as shtetin, as milionat e miliardat që e realizuan mbijetesën tonë ekonomike. As s’do t’i kishim bursat. Por, një gjë që e di sigurt që e kemi, që në qeverinë tonë nuk ka antiamerikan. Këtë gjë e di sigurtë. Mund të kemi nuanca, por në vend të deklaratave duhet të shohim mbi dokumentet që janë nënshkruar. Unë po e përmendi programin qeverisës, i cili është votuar unanimisht edhe nga Vetëvendosje edhe nga LDK. Tek dialogu në Kuvend, që është votuar nga të gjithë ministrat, thotë se dialogu me Serbinë, do të vazhdohet, do të hiqet taksa dhe do të vendoset reciprociteti. është thënë qartë që ky dialog do të udhëhiqet nga kryeministri Kurti. Zonja dhe zotërinj, historia edhe e re edhe e vjetër, e dëshmon një gjë qartë. Kosova kurrë nuk ka pasur sukses, pa e pasur Amerikën në krah. Dialogu duhet të vazhdojë mbi dy interesa: të mbrohet integriteti i vendit dhe të ruhen miqësitë me shtetet mike”, ka thënë Osmani.

***

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se të dy krahët politik, opozita dhe partneri qeverisës LVV, kanë shkuar në ekstreme të kundërta në deklarime të tyre për taksën dhe SHBA-në.

Ai ka thënë se kërkesë e LDK-së brenda Qeverisë është që taksa të hiqet menjëherë dhe të fillojnë t’i përgatisin masat e reciprocitetit dhe ato nëse është e nevojshëm të vendosen në partneritet me partnerët tanë.

Hoti ka thënë se situata është serioze, sa i përket paralajmërimeve amerikane dhe duhet të merren me shumë seriozitet “rrugë të mesme nuk ka, edhe me Amerikën edhe pa Amerikën nuk ka”.

Ai tha se LDK është garantuese e ruajtjes së partneritetet me aleatët tanë, SHBA-ne dhe BE-në.

***

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi në replikën e tij i ka thënë ministrit të Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca, se aktivistë të Vetëvendosje e kanë gjuajtur me molotov ndërtesën e Qeverisë, aty ku sot shef është shefi i tij.

“O Glauk, ti njëme kurrë nuk e ka pasur atë far vesin me gju molotovin, ti më shumë i ke shti tjerët. Ju keni godit çka ju ka dal përpara, ju e keni kall oborrin e Kuvendit, ju e keni kallë ndërtesën e kësaj qeverie, ku e ke shefin tënd shef. Nuk e di a jeni tuj e pa vetën dhe apo e nini vetën çka jeni tuj fol sot, del këtu në foltore dhe thua ne nuk godasim. O Glauk, 34 seanca të jashtëzakonshme i keni thirrur për tre muaj. Me pas ka në gjendje lufte s’i kishi thirr 34, kjo është vetëm seanca e dytë dhe për temë jashtëzakonisht të rëndësishme. Është e vërtetë që ka pasur iniciativë për Gjykatës Speciale dhe pse e kemi ndal, i kemi dëgjuar amerikanët. Ne po të themi ty dhe shefit tënd, dëgjoni amerikanët, se nuk janë amerikanët imperialista dhe kolonizator, si keni konsideruar me vjet, qysh po i quajnë edhe kolegët e tuaj, se janë kolegë tuaj se i keni në kabinet”, tha Krasniqi.  

***

Po vazhdon pjesa e dytë e debatit në Kuvendin e Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për taksën dhe raportet me SHBA-në.

Përplasjet mes pozitës dhe opozitës vetëm sa janë duke e zgjatur debatin parlamentar.

Kësaj radhje Memli Krasniqi dhe ministri i jashtëm Glauk Konjufca, kanë ashpërsuar debatin mes tyre.

Krasniqi e sygjeroi Konjufcën siç thotë ai ti dëgjojnë amerikanët.

“Na po ju thojmë ty dhe shefit tond, ngoni amerikanët, se janë shpëtimtarë dhe partner strategjik të këtij shteti”, tha Krasniqi.

***

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani është pyetur nga deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi se cili është qëndrimi i saj lidhur zhvillimet e fundit në raport me SHBA.

"Ju keni pozitën më të lartë institucionale nga të gjithë zyrtarët e LDK-së dhe është me rëndësi qëndrimi juaj”, ka pyetur kryetaren e Kuvendit, deputeti Krasniqi.

Ndërkaq kryekuvendarja Osmani ka thënë se qëndrimi i saj është tashmë i ditur dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë gjatë karrierës së saj politike. “Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale për shtetin tonë", ka thënë Osmani.

***

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka thënë që kryeministri Albin Kurti është ankuar te ndërkombëtarët për ish-kryeministrin Ramush Haradinajn, lidhur me taksën.

E ketë nuk e ka pranuar kryeministri i cili tha se kjo është gënjeshtër. Aty pati një përplasjen verbale në mes të shefit të deputetëve të Aleancës dhe kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj: Kurti ka premtuar heqjen e taksës me kusht që të hiqet Ramushi

“Nuk ia dua të keqen as kësaj qeverie as një zyrtari të institucioneve, por qasja prej fillimit, ose mashtrimi që ua kanë bërë se do ta heqim taksën e ka sjellë Albin Kurtin në këtë pozitë. Sepse u ka premtuar, u ka thënë hiqmani Ramush Haradinajn se unë e kryej këtë punë dhe përfundimi po shihet ku janë”, tha Daut Haradinaj.

Ndërsa kryeministri Kurti tha se nuk është e vërtetë që është ankuar te ndërkombëtarët për Haradinajn ose ndonjë politikan kosovar.

Kurti: Të kanë gënjyer për Ramush Haradinaj

“Sa për atë që unë ankohem për ndonjë politikan te ndërkombëtarët, harroje, ajo është gënjeshtër, kushedi që u ka thënë u ka rrejt”, u përgjigj Kurti.

Megjithëkëtë, pati përsëri kundërpërgjigje nga Haradinaj, i cili i përmendi Kurtit edhe takimin me kryeministren serbe Ana Bërnabiq.

Haradinaj: Kurti i është zgërdhirë Bërnabiqit

“E kuptoj nervozizmin, por nuk ke nevojë të bëhesh nervoz, apo i dëgjon deputetët e koalicionit tënd se çka po të thonë. Edhe kur ke shkuar në Berlin, edhe kur ju ke zgërdhi Bërnabiqit, edhe kur ke fol me atë tjetrin, u ke thënë s’di sa herë. Nuk ke bërë mirë se nuk është problem individi, urdhëro merri vendimet vetë. Në fund do ta shohësh se të njëjtit kanë me të çuar, mos ke merak. Nuk jemi këtu ta rrejmë askënd”, ia ktheu Haradinaj.

Kryeministri Kurti tha se kushdo që e ka thënë këtë, ai sipas tij, vetëm ka gënjyer.

Kurti: Kurrë nuk i zgërdhihem Bërnabiqit

“Kurrë nuk i zgërdhihem Bërnabiqit as asnjë zyrtari të Serbisë, absolutisht nuk është e vërtetë”, tha Kurti.

Këto përplasje u bënë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e thirrur për të diskutuar raportet Kosovë-SHBA.

****

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti Hashim Thaçi ka qëndrim shumëfish më të rëndë për Brukselin sesa Beogradin, derisa po kërkon dialog me përfshirje të amerikanëve dhe pa evropianët.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për raportet me SHBA-në, kryeministri Kurti ka kërkuar bashkëpunim me amerikanët dhe evropianët.

Kurti: Thaçi po thotë me amerikanë e pa evropianë, unë them me të dyja

“Unë nuk them pa amerikanë, por presidenti po thotë pa evropianë, e këtu e kemi dallimin. Është dallim i madh ky, unë them edhe amerikanë edhe evropianë e ai po thotë amerikanë pa evropianë. Unë mendoj që duhet të dyja. Qëndrimi shumëfish më i rëndë për Brukselin sesa për Beogradin është problematik, andaj themi hapur që një gjë e tillë është e papranueshme”, tha Kurti.

​Nagavci: Askush s’po pyet pse gjithë ky siklet për taksën pa reciprocitet

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se deputetët duhet ta mbështesnin qeverinë lidhur me planin për heqjen të taksës kur Serbia të ndalë fushatën për çnjohje të Kosovës.

Sipas saj, kjo do të ishte mbështetje për Republikën e Kosovës.

Nagavci: Të kërkohet nga Serbia të ndalë fushatën për çnjohje

“Sot do të duhej që ne në Kuvend të debatonim për mbështetjen e plotë që do të duhej t’i jepnim qeverisë dhe kryeministrit Kurti në mbështetje të kësaj kërkese, pra që ne të angazhohemi dhe të kërkojmë nga partnerët tanë që presioni të mos bëhet mbi Kosovën, por të kërkohet nga Serbia që të ndalet fushata për çnjohjet e Kosovës. Kjo në të vërtetë nuk do të ishte një mbështetje për kryeministrin dhe qeverinë Kurti, por do të ishte një mbështetje për Republikën e Kosovës”, tha ajo.

Nagavci tha se partitë opozitare që kanë kërkuar këtë seancë kanë qëndrime të kundërta lidhur me taksën.

Nagavci: Askush s’po pyet pse gjithë ky siklet për taksën pa reciprocitet

“Dilema nuk është për raportin me Amerikën dhe Evropën, nuk ka të bëjë asgjë me raportet e shtetit të Kosovës me aleatët tanë strategjik, të cilat duhet të ruhen e të forcohen dhe ne jemi të angazhuar për këtë. Por, kemi të bëjmë me tendencën për të vazhduar me keqpërdorim e korrupsion, për çfarë edhe janë gati për ndarje të Kosovës, për të cenuar interesin e vendit për interesa krejt personale...Askush s’po pyet pse gjithë ky siklet për taksën pa reciprocitet. Askush s’po pyet e çfarë ka tutje pas heqjes së taksës, kujt dhe për çfarë po i ngutet, kujt po i prishen planet e kujt pazaret”, shtoi Nagavci.

Ajo ftoi në fund te debatit të votohet rezoluta e propozuar nga LVV në fillim të seancës për bisedi met me Serbinë, e cila përmban tri pika.

***

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i bindur se ka një marrëveshje të gatshme për dialogun, derisa akuzat kundër tij i ka quajtur se po bëhen me qëllim të thyerjes së tij si kryeministër.

Në seancën e jashtëzakonshme, Kurti shprehu bindjen se ka një marrëveshje të gatshme të arritur ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

Kurti: Unë jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme

“Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës e për fillim të dialogut, kjo është gënjeshtër. Bëhet fjalë për heqje të tarifës e përmbyllje të dialogut me një marrëveshje të gatshme midis dy presidentëve. Unë jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme dhe ajo çfarë po kërkohet është të thyhet Qeveria e Kosovës, të thyhem unë paraprakisht si kryeministër në mënyrë që të marrë fuqi ai që në emër të Kosovës në negociata sekrete ka bërë marrëveshje që tash të gatshme do ta servojë, jo për të filluar dialogë, por për të mbyllur çfarëdo mundësie për dialog. Edhe vetëm 10 për qind të ishin gjasat që ka marrëveshje të gatshme ne duhet të jemi tejet të kujdesshëm. E unë jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme. Ky është problemi, ky është siç thuhet elefanti në dhomë. Nga shoqërimi dy vjeçar e gjysmë në sofrën e shkëmbimit territorial ka dal një ujdi aty. Por, e keni vërejtur çfarë po thotë presidenti i Serbisë me kë të negocioj unë, me Kurtin në Bruksel apo me Thaçin në Uashington, me fjalë të tjera ai po thotë përcaktojeni cili, e për t’u përcaktuar ky i dyti në Uashington kërkohet që paraprakisht t’u thyhet ky i pari në Prishtinë”, tha Kurti.

Kurti tha se ajo që po ndodh nuk është duke i pëlqyer, por shtoi se ajo që mund të ndodhë nëse hiqet taksa pa reciprocitet do të ishte më e dëmshme dhe një gabim i pafalshëm historik.

Kurti: Mbajtja e tarifës 100 për qind pa reciprocitet është pozicion ekstrem

“Mbajtja e tarifës 100 për qind siç është e pa reciprocitet është pozicion ekstrem, pra të thuash tarifë 100 për qind e pa çarë kokën është pozicion ekstrem. Pra, të thuash tarifë qind për qind edhe nuk çajë kokën për reciprocitetin është pozicion ekstrem. Edhe heqja e plotë dhe e menjëhershme e tarifës 100 për qind pa e vendosur e pa përmendur fare reciprocitetin po ashtu është pozicion ekstrem. Këto janë dy ekstreme, ne duhet të jemi kundër këtyre ekstremeve. Ne nuk duhet të jemi ekstremistë, duhet të jemi normalë. Unë jam i bindur që ka një qëndrim normal e ky është zëvendësimi i tarifës me reciprocitetin dhe ka një qëndrim sublim normal e ky është zëvendësimi gradual dhe përgjatë kësaj do të krijoheshin masat e mirëbesimit për dialogun”, ka thënë Kurti.

Kurti akuzoi presidentin Thaçi s e ka pësuar debakël në Shtëpinë e Bardhë, pasi është kthyer pa marrëveshje dhe pa investime në ekonomi.

Kurti: Siç kemi qeveri të re, duhet të kemi edhe president të ri

“Të shkosh në Shtëpi të Bardhë si president i Republikës, të qëndrosh disa ditë, të mos e takosh presidentin amerikan, të mos e takosh as zëvendës presidentin amerikan e të kthehesh pa marrëveshje politike dhe pa investime në ekonomi është debakël. Mendoj që ishte e turpshme shkuarja dhe kthimi i presidentit aktual pa u takuar as me të parin, e as me të dytin dhe pa bërë as marrëveshje politike as pa sjellë investim ekonomik. Çfarë shpenzojmë ne me këtë president që pëson kësi dështimesh, të ishin të tij do t’ia bënim kollaj, por i bënë në emër tonë, e që besa edhe me paratë tona. Por, mbase siç kemi qeveri të re duhet të kemi edhe president të ri”, tha ai.

Kurti tha se si kryeministër nuk është antiamerikan, ndë rsa akuzoi presidentin Thaçi se është antievropian.

Kurti: Unë nuk jam antiamerikan, jam kundër antiamerikanëve

“Unë nuk jam antiamerikan, unë jam kundër antiamerikanëve, por më duhet ta them një gjë presidenti është antievropian. Pikërisht në kohën kur presidenti aktual i Kosovës deklarohet hapur si antievropian disa më akuzojnë mua padrejtësisht për antiamerikan. Ai vetë tha jam antievropian, unë jam edhe pro amerikan edhe pro evropian. Unë besoj në lidhjen transatlantike, ai u deklarua si antievropian dhe filluan sulmet e akuzat e shpifjet për mua si antiamerikan. Pra, unë i dua edhe SHBA, Bashkimin Evropian, na nevojiten të dyja. Pa SHBA nuk ka NATO, pa NATO nuk ka siguri as në Evropë se lërmë në Ballkanin tonë”, tha ai.

Kurti akuzoi Thaçin se po sillet më keq ndaj Bashkimit Evropian sesa ndaj Serbisë kur bëhet për Lajçakun, Borrellin, Daçiqin e Vuçiqin, gjë e cila sipas tij është gabim.

Kreu i qeverisë tha se është i gatshëm të shkojë në Uashington si kryeministër bashkë me ekipin e tij dhe kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani për t’i diskutuar të gjitha çështjet. Ai tha se kanë nevojë për një proces drejt një marrëveshje të pranueshme për SHBA-në, BE-në dhe rajonin. 

Kurti: Ka marrëveshje të gatshme Thaçi-Vuçiq (Drejtpërdrejt)

Pavarësisht se pse thirren seanca dhe çfarë tematikash diskutohet aty, deputetët e Kuvendit të Kosovës gjejnë kohë për tregime të barsoletave, por nga njëherë edhe recitim të vjershave.

Njëra nga ta që në seancën e jashtëzakonshme për marrëdhëniet e tensionuara me ShBA-në, tregoi një barsoletë, ishte edhe deputeti i VV-së, Hekuran Murati.

Murati: Ish kanë njani tha vozitke kerr të shtrejt

“Po e vazhdoj me në mesele. Ish kanë njani tha vozitke kerr të shtrejt dhe po e pyet njanin. Edhe po ia ban cka është puna e jote kah ti ketë kerr kaq i suksesshëm. A tha jam biznismen. A shumë mirë tha. Po e pyet cfarë biznesi ban. Tha shes tokë. A mirë, dmth najsen me palujtshmërinë, ndërmjetësues, agjend. Jo, jo tha e shes tokën që ma ka lanë baba. Është shumë lehtë me kanë biznismen i suksesshëm duke shit tokë”, tha ai .

E si duket krejt këtë barsoletë Murati e pati për presidentin Hashim Thaçi, për të cilin tha se ka një marrëveshje të fshehur me Malin e Zi për çështjen e demarkacionit.

Murati: Është shumë lehtë me qenë politikan i suksesshëm t’u dhanë tokë

“E është shumë lehtë me qenë politikan i suksesshëm t’u dhanë tokë. Organizon takime, cakton takime. Gjen shokë sadush. Fatkeqësisht e kemi një president i cili po pretendon se është politikan i suksesshëm edhe e ka nis këtë farë rruge. Së pari e filloi me Malin e Zi, për procesin e demarkacionit, për të cilën unë njësoj besoj se ka një marrëveshje sekrete për këtë temë, i cili pastaj na u servua në këtë kuvend dhe ne u dashtë me votua”, tha ai.

Selmanaj: Kurti do të mbetet pa taksë dhe pa reciprocitet ndërsa rrezikon përkrahjen amerikane

Në emër të AAK-së, deputeti Rasim Selmanaj, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka futur vetën në një udhëkryq dhe se Kosova po rrezikon partneritetin me SHBA-në.

Ai tha se zëvendësimi i taksës me reciprocitet mbetet një dëshirë, derisa ia bëri me dije Kurtit se do të mbetet pa taksë dhe pa reciprocitet, ndërsa rrezikon të mbetet edhe pa përkrahje të miqve ndërkombëtarë.

Selmanaj: Kosova po rrezikon partneritetin me SHBA

“Që e keni futur vetën në një udhëkryq kjo nuk do koment. Për më keq, Kosova po rrezikon partneritetin me SHBA, uroj ta kem gabim, por kjo sot nuk është vetëm percepcion, por një situatë e prekshme dhe deri diku shqetësuese. Sot kur po flasim në këtë seancë të jashtëzakonshëm, partnerët e koalicionit VV-LDK nuk kanë qëndrime të njëjta për taksën, as për dialogun, e as për atë reciprocitetin e shumëpërfolur të Albin Kurtit . Kur njeriu e fut veten në një udhëkryq pa shtegdalje, atëherë ndodhin gabime në hapa dhe veprime. Në vend që ju të negocioni për taksën, keni paralajmëruar heqjen e saj pa asnjë kundërvlerë, që mendoj se keni gabuar dhe jeni treguar i pamatur dhe jo konsistent”, tha ai.

**

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha sot në hapje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit se nuk ka besuar kurrë se do të vijë një ditë që të flasë në Kuvend për rëndësinë e raporteve me SHBA, ndërsa i ka shtruar pyetje kryeministrit Albin Kurti se çfarë po synon të arrijë me këtë qasje kundër Shteteve të Bashkuara.

Lideri i opozitës tha se për vetëm një muaj qeverisje, Albin Kurti nuk ka ndërmarrë asgjë në politikat e brendshme, në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ndërsa për aq pak ditë qeverisje, po e rrezikon shembjen e investimit historik në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veseli: Tendosja e shtetit është llogari e bërë keq

“Si lider i opozitës do ta kishit mbështetjen time për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar edhe për t’i quar hajnat në burg, të gjithë hajnat në burg pa dallime par tiake, të gjithë keqpërdoruesit, të gjithë abuzuesit, por frikësohem se nuk jeni të sinqertë. Janë ndërtuar iluzione dhe po manipulohet me emocionet e qytetarëve. Pamundësinë e një shteti të krijuar vetëm një dekadë më parë që në pak kohë t’i përmbushë të gjitha detyrimet e veta ndaj qytetarëve për perspektive më të mirë e keni abuzuar skajshmërish. Më me dëshirë do ta kisha pritur dështimin tuaj të pashmangshëm për katër vjet qeverisje, për shkak të premtimeve të pabazuara dhe të pa mbajtura, sesa ta shoh rrëzimin tuaj të shpejtë nga konfrontimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne po e dimë saktë se lojërat politike të kryeministrit aktual që ta luftojë të jashtmen me të brendshmen dhe ta luftojë të brendshmen me të jashtmen, janë strategji e tij për ta mbuluar dështimin...Por, tendosja e shtetit, me krijimin e tensioneve të tilla të panevojshme, deri edhe me miqtë tanë më të mëdhenj, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është gabim jashtëzakonisht i rëndë. Është llogari e bërë keq", tha Veseli.

Veseli tha se rruga që ka zgjedhur kryeministri duke e ndarë popullin në dysh - në amerikan dhe antiamerikan, po rrezikon vërtet ta bëjë çarjen e kohezionit shoqëror në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka pasur edhe disa pyetje për kryeministrin Kurti.

Veseli: A mund të na tregoni, çfarë po synoni të arrini me këtë qasje kundër SHBA-së

"A mund të na tregoni, çfarë po synoni të arrini me këtë qasje? A mund t’i garantoni qytetarët e Kosovës për sigurinë e tyre fizike dhe për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, në gjithë hapësirën e territorit të Republikës së Kosovës? Çfarë garanci kanë qytetarët shqiptarë në shtëpitë e tyre në Veri të Kosovës? A mund të garantoni se me politikat që po ndiqni, nuk largohen trupat amerikane nga Kosova? Cilët janë aleatët tuaj të r inj, në këtë rrugëtim tuajin, nëse trupat amerikane largohen nga Kosova? Cila është alternativa tjetër e politikës suaj karshi partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Për të gjitha këto, populli i Kosovës sot ka nevojë ta dëgjojë një përgjigje të qartë nga ju. Në vendin tonë të lirë, ne mund të jemi të djathtë ose të majtë. Konservatorë, liberalë, ose komunistë. Por, Kosovën do të duhej ta kishim përtej ideologjive. Mund të jemi në pushtet, ose në opozitë. Mund të kemi vizione ose programe të ndryshme politike. Mirëpo, nuk duhet të harrojmë që e kemi vetëm këtë shtet, me interes nacional të qartë. Është e pa tolerueshme që ky shtet, i ndërtuar me mund e sakrificë, të na rrezikohet nga kushdo qoftë, aventuristë politikë, njerëz që nuk ia dinë peshën të arriturave të deritashme, përfshirë marrëdhëniet tona të shenjta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Kreu i opozitës i tha kryeministrit Kurti se opozita nuk janë armiq të qeverisjes, por me këtë qasje tha se është duke u bërë kundërshtari më i madh i vetvetes dhe i Kosovës.

**

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth raporteve me ShBA-në, foli edhe për mbledhjen e qeverisë të mbajtur në Prevallë.

Ai tha se për dallim nga të tjerët qeveria që ai drejton nuk fjeti në Prevallë e as nuk shkoi në Bullgari.

Kurti tha se qeveria e tij është më e mira dhe më e ndershmja.

Kurti: Qeveria që drejtoj është më e mira e pasluftës

“Jemi të përkushtuar të luftojmë korrupsionin. Po kemi qenë një dite në Prevallë, nuk kemi fjetur aty. Për dallim prej të tjerëve më herët që kanë shkuar në Bansko të Bullgarisë, ne kemi shkuar në Prevallë të Prizrenit, kemi marrë një mori vendimesh. Kjo prapa meje është qeveria më e mirë e pasluftës, më e ndershme e pasluftës. Ka shumë xhelozi ndaj kësaj qeverisje”, tha Kurti.

Kurti: Ka marrëveshje të gatshme Thaçi-Vuçiq 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi sot se ka marrëveshje të gatshme mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologu të tij serb Aleksandar Vuçiq.

“Bëhet fjalë për heqje të tarifës e për mbyllje të dialogut me marrëveshje të gatshme, midis dy presidentëve jam i bindur që ka marrëveshje”, tha Kurti në Kuvend.

“Vetëm 10% të ishin gjasat që ka marrëveshje të gatshme duhet të jemi tejet të kujdesshëm e unë jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme, ky është problemi. Jam i bindur që ka një qëndrim normal e ky është zëvendësimi i tarifës me reciprocitet dhe ka një qëndrim sublim normal e ky është zëvendësimi gradual i tarifës 100% me reciprocitet. Përgjatë këtij zëvendësimi gradual do të krijoheshin masat e mirëbesimit për dialogun”, tha Kurti. 

***

Deputeti Rasim Selmanaj, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, ka drejtuar kritika në adresë të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se po rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me mikun e saj strategjik - SHBA-në.

Ai gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit, tha se kryeministri e ka futur veten në udhëkryq.

“Kryeministër, e keni futur veten në një udhëkryq. Kosova po rrezikon partneritetin me Amerikën. Është situatë e prekshme dhe shqetësuese. Partnerët e koalicionit nuk kanë qëndrime të njëjta për taksën, dialogun e as për reciprocitetin”, tha ai.

Selmanaj ftoi liderët politikë të arrijnë konsensus për tema nacionale, me fokus dialogun me Serbinë.

***

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për shkak të mos pajtimeve rreth çështjeve të rëndësishme shtetërore.

“Sot kemi një qeverisje e cila dëshiron dhe ka gojën plot për t’u thirr në emër të kompetencave kushtetuese dhe nuk është e gatshme të marrë vendime”, tha ai në Kuvend.

Limaj tha se nuk mund të krahasohet rasti i Kosovës me Afganistanin sa u përket trupave amerikane në këto vende.

“Ushtari amerikan në Kosovë është në shtëpinë e vet, ky është interesi ynë strategjik. Kujdes çka po flasim, jeni zyrtarë shtetërorë. Interesat tona strategjike nuk mund t’i ndryshojë asnjë qeveri”, tha ai.

***

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha sot në hapje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit se nuk ka besuar kurrë se do të vijë një ditë që të flasë në Kuvend për rëndësinë e raporteve me SHBA, ndërsa i ka shtruar pyetje kryeministrit Albin Kurti se çfarë po synon të arrijë me këtë qasje kundër Shteteve të Bashkuara.

Lideri i opozitës tha se për vetëm një muaj qeverisje, Albin Kurti nuk ka ndërmarrë asgjë në politikat e brendshme, në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ndërsa për aq pak ditë qeverisje, po e rrezikon shembjen e investimit historik në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Nuk e kam besuar se do të vinte një ditë si kjo, që në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të flisnim në këtë mënyrë për rëndësinë e raporteve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk e kam besuar as që për vetëm pak ditë – kjo Qeveri do të krijonte kaq shumë paqartësi, kaq shumë frikë qytetare dhe dilema shtetërore. Jo se kam pasur ndonjë iluzion në këtë koalicion qeverisës. Por, kam besuar se nuk do të harrohet asnjëherë rruga dhe çmimi që na kanë sjellë deri këtu", tha Veseli.

Ai tha se sjelljet e kryeministrit Kurti po e rrezikojnë miqësinë e shenjtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

"Dhe, më e rënda, mbase edhe për shkak të dogmave ideologjike personale - po sakrifikohet qytetari dhe shteti, në vend se të sakrifikohej dogma – për ta ruajtur qytetarin dhe shtetin. Pas një muaji shqetësimesh, të ditëpërditshme, kulmi po arrihet me paralajmërimet e fundit për Kosovën nga partneri ynë më i madh strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tërheqjen e trupave ushtarake dhe suspendimin e programeve zhvillimore në vlerë prej qindra miliona dollarësh", tha Veseli.

Sipas tij, me këtë mendësi të qeverisë aktuale, dëmi që po i shkakt ohet Kosovës është tepër i madh, jo vetëm në relacion me aleatin tonë strategjik, jo vetëm me pozitën tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe për vetë qenien tonë nacionale.

Kreu i PDK-së tha më tutje se me dëshirë në këtë seancë do të fliste për programin qeverisës, për premtimet e Qeverisë dhe kryeministrit.

"Sot, më me dëshirë do të pyesja për mundësitë e realizimit të planeve të kësaj Qeverie. Se çfarë do të bëjnë për mjekët, arsimtarët, për rininë që po ikë nga vendi i vet, fermerët, pensionistët, punëtorët e sektorit privat - rritjen e pagave të tyre dhe balancimin me sektorin publik, për rimbursimet e familjeve që kanë të ardhura më të vogla se 5 mijë euro në vit, siç kanë premtuar; për forcimin e ushtrisë, për fuqizimin e ekonomisë? Se çfarë do të bëjnë për luftimin e korrupsionit, nepotizmit, krijimit të shanseve të barabarta? Për të gjitha këto, janë dhënë premtim e dhe ka pritje nga qytetarët. Për të gjitha këto, më me dëshirë do të kërkoja llogari në emër të qytetarëve", tha Veseli duke shtuar se për këto, si lider i opozitës do ta mbështeste Qeverinë për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar.

"Edhe për t’i çuar hajnat në burg. Të gjithë hajnat në burg, pa dallime partiake. Të gjithë keqpërdoruesit. Të gjithë abuzuesit. Por, frikësohem se nuk jeni të sinqertë. Janë ndërtuar iluzione dhe po manipulohet me emocionet e qytetarëve", tha Veseli.

"Më me dëshirë do ta kisha pritur dështimin tuaj të pashmangshëm, për katër vjet qeverisje, për shkak të premtimeve të pabazuara dhe të pa mbajtura, sesa ta shoh rrëzimin tuaj të shpejtë nga konfrontimi me SHBA", tha Veseli.

Ai theksoi se e di saktë se lojërat politike të kryeministrit aktual që ta luftojë të jashtmen me të brendshmen dhe ta luftojë të brendshmen me të jashtmen, janë strategj i e tij për ta mbuluar dështimin.

"Por, tendosja e shtetit, me krijimin e tensioneve të tilla të panevojshme, deri edhe me miqtë tanë më të mëdhenj, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është gabim jashtëzakonisht i rëndë. Është llogari e bërë keq", tha Veseli.

Ai tha se kryeministri aktual po mendon se do ta mbajë nën kontroll dhe do ta menaxhojë orkestrimin e nisur për kultivimin e frymës antiamerikane.

"Më vonë, ndoshta keni menduar të paraqiteni edhe më pro-amerikan se ne të tjerët. Por, qëndrimi personal i juaji, i imi, i kujtdo tjetër, është i parëndësishëm. Mirëpo, si Kryeministër dhe Qeveri, qëndrimi ka shumë, shumë rëndësi.
Rruga që keni zgjedhur, duke e ndarë popullin në dysh - në amerikan dhe antiamerikan, po rrezikon vërtet ta bëjë çarjen e kohezionit tonë shoqëror, në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", tha Veseli, ndërsa i ka parashtruar disa pyetje Kurtit.

"A mun d të na tregoni – çfarë po synoni të arrini me këtë qasje? A mund t’i garantoni qytetarët e Kosovës për sigurinë e tyre fizike dhe për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, në gjithë hapësirën e territorit të Republikës së Kosovës? Çfarë garanci kanë qytetarët shqiptarë në shtëpitë e tyre në Veri të Kosovës? A mund të garantoni se me politikat që po ndiqni, nuk largohen trupat amerikane nga Kosova? Cilët janë aleatët tuaj të rinj, në këtë rrugëtim tuajin, nëse trupat amerikane largohen nga Kosova? Cila është alternativa tjetër e politikës suaj karshi partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Për të gjitha këto, populli i Kosovës sot ka nevojë ta dëgjojë një përgjigje të qartë nga ju", tha Veseli.

"Në vendin tonë të lirë, ne mund të jemi të djathtë ose të majtë. Konservatorë, liberalë, ose komunistë. Por, Kosovën do të duhej ta kishim përtej ideologjive. Mun d të jemi në pushtet, ose në opozitë. Mund të kemi vizione ose programe të ndryshme politike. Mirëpo, nuk duhet të harrojmë që e kemi vetëm këtë shtet, me interes nacional të qartë. Është e pa tolerueshme që ky shtet, i ndërtuar me mund e sakrificë, të na rrezikohet nga kushdo qoftë, aventuristë politikë, njerëz që nuk ia dinë peshën të arriturave të deritashme, përfshirë marrëdhëniet tona të shenjta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", tha lideri i PDK-së.

Veseli i tha kryeministrit Kurti se deputetët e opozitës nuk janë armiq të qeverisjes.

"Por, me këtë qasje, ju jeni duke u bërë kundërshtari më i madh i vetvetes dhe i Kosovës. Dhe, ne nuk jemi me juve", tha ai.

**

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arben Gashi ka kërkuar largimin e menjëhershëm të taksës 100 për qind ndaj Serbisë.

Ai në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet me kërkesë të PDK-së opozitare, tha se kryeministri Albin Kurti duhet ta heqë plotësisht taksën e jo vetëm një pjesë të saj sikurse e ka paralajmëruar për datën 15 mars.

“Kryeministër, prej teje priten vendime! Askush nuk do të të konsiderojë frikacak ose se i je nënshtruar presionit amerikan. Partneriteti në qeveri, opozita dhe aleatët janë për heqje”, tha Gashi.

***

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka propozuar një rezolutë të nënshkruar nga ana e LVV-së dhe LDK-së, sa i përket bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në rezolutën e propozuar nga ana e Selimit, përmenden tri pika, të cilat ka kërkuar nga ana e deputetëve që ti votojnë.

“Unë sot ju ftoj që të votoni një rezolutë, që po ua paraqet në vijim: Kuvendi i Republikës së Kosovës, me propoziomin e GP të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.
1. Republika e Kosovës është e përkushtuar për bisedime politike mes Rep Kosovës dhe Serbisë që do te përfundojë me njohje.
2. Integriteti territorial i Republikës se Kosoëvs është i pacenueshëm. Askush nuk mund të negociojë dhe të bisedojë për integritetin territorial të Kosovës.
3. Qeveria e Kosovës të udhëheq bisedimet me Serbinë”, ka thënë Selimi.

Kjo rezolutë pritet të hidhet në votim gjatë kësaj seance të jashtëzakonshme, që po vazhdon.

Nis seanca e jashtëzakonshme, Hamza: Faza përfundimtare e dialogut në koordinim me SHBA

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Bedri Hamza, ka paraqitur para deputetëve arsyen se pse kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Ai tha se kjo kërkesë ka ardhur duke u bazuar në sjelljet dhe veprimet shpërfillëse të kryeministrit Albin Kurti në raport me këshillat nga përfaqësues të lartë të SHBA-së për zhbllokimin e dialogut dhe ecjes së Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Hamza tha se PDK i merr me shqetësim paralajmërimet e fundit për Kosovën nga SHBA për tërheqjen e trupave ushtarake dhe suspendimin e programeve zhvillimore qindra-miliona dollarë.

Hamza: Faza përfundimtare e dialogut në koordinim me SHBA

“Republika e Kosovës në fazën vijuese përfundimtare të dialogut duhet ta zhvillojë në koordinim dhe bashkërendim të ngushtë me aleatët perëndimorë, SHBA-të, BE-në, në mënyrë që përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave kombëtare në kët ë proces të jetë në vijimësi të kontributit të partnerëve strategjik sikur në fazën e luftës për liri, shtet-krijimin dhe konsolidimin e tij, po ashtu edhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Përcaktimi i orientimit gjeostrategjik të Kosovës përfundimisht është vendosur me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës të shpallur me 17 shkurt 2018, ku mes tjerash përcaktohet miqësia e përjetshme me SHBA dhe një miqësi nuk duhet lejuar të cenohet nga Qeveria e Kosovës”, tha ai.

**

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka arsyetuar mbajtjen e seancës së sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës me shpërfilljet e kryeministrit Kurti karshi kërkesave të SHBA-së për heqjen e taksës.

Ai tha se PDK i sheh serioze paralajmërimet e fundit amerikane për tërheqjen e trupave ushtarake dhe suspendimin e programeve zhvillimore.

“Duke u bazuar në sjelljet dhe veprimet shpërfillëse të kryeministrit Albin Kurti në raport me këshillat miqësore të SHBA-së për krijimin e kushteve institucionale, duke u bazuar në mesazhet dhe thirrjet e qarta diplomatike që të veprohet pa vonesë me qëllim që Kosova t’i hapë rrugë dialogut me Serbinë, nën mbështetjen e lidershipit të Amerikës, GP i PDK-së i merr me shqetësim paralajmërimet e fundit për Kosovën nga Amerika për tërheqjen e trupave ushtarake dhe suspendimin e programeve zhvillimo re si shkak i shpërfilljes së kryeministrit. GP i PDK-së i mbështetur nga grupet e tjera parlamentare konsideron, se Kosova në fazën përfundimtare të dialogut, duhet ta zhvillojë në bashkëveprim me Amerikën dhe BE-në”, tha Hamza.

***

Në seancën e jashtëzakonshme deputetët e Kuvendit të Kosovës po mblidhen pas kërkesës së partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me zhvillimet e fundit në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarë amerikanë dhe djali i presidentit Donald Trump, kanë deklaruar se SHBA duhet të rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë, për shkak të mos heqjes së taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk nisi me kohë për shkak të mungesë së kuorumit.

Tash janë të pranishëm në sallë gjithsej 61 deputetë.

***

 Seanca e jashtëzakonshme në Kuvend të Kosovës eshtyrë për 20 minuta, ka filluar.

***

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvend të Kosovës është shtyrë për 20 minuta.

Kjo pasi që nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm sepse shumica e deputetëve nuk kanë qenë të pranishëm.

“Do të bëjmë një pauzë prej 20 minutave derisa të vijnë edhe deputetët tjerët për të siguruar kuorumin e mjaftueshëm”, ka deklaruar Osmani.

 

Partia Demokratike e Kosoëvs ka kërkuar sot një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, kjo pas lajmeve për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova si dhe për ndaljen e investimeve në vend.

***

Opozita ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për sot pasdite për të diskutuar, siç kanë thënë ata, për qasjen e Qeverisë ndaj SHBA-së.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se kryeministri Albin Kurti është “i paaftë” dhe “po e rrezikon aleancën e Kosovës me SHBA-në”

Seanca është thirrur për sot në orën 15:00.

“Për ta parandaluar një dëm të tillë, së bashku me deputetët e partive të tjera opozitare, ne kemi ftuar per në orën 15, një seancë të jashtëzakonshme – për të kërkuar llogari nga kjo Qeveri e papërgjegjshme në raport me qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Veseli gjatë ditës së djeshme, kur edhe thirri seancën si lider i opozitës.

“Si asnjëherë më parë, kjo aleance e shenjtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vihet në rrezik nga një Kryeministër i paaftë për të kuptuar e vepruar drejt, nga një Kryeministër pa vizion e pa përgjegjësi. Për fat të keq, gjithnjë e më shumë po vërtetohet se kjo Qeveri është rrezik për interesin e përgjithshëm nacional. Ky rrezik vjen nga kjo Qeveri që ka mungesë të gatishmërisë për të marrë përgjegjësi dhe vendime në interes të vendit dhe qytetarëve tanë. Dëmi që po shkakton është i rëndë”, tha Veseli në konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat