Kërkohet nga Qeveria që të mbyll kufirin me Shqipërinë, kjo është thirrja e Kurtit

Aktuale

Kërkohet nga Qeveria që të mbyll kufirin me Shqipërinë, kjo është thirrja e Kurtit

Nga: A.ZH Më: 12 mars 2020 Në ora: 20:56
Kufiri me Shqipërinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka paralajmëruar se 70% e popullsisë gjermane do të infektohen nga koronavirusi.

Duke komentuar për këtë deklaratë të Merkelit, kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti.

Ky i fundit ka thënë se Kosova nuk është e gatshme të përballet me një pandemi si Koronavirusi, përcjell Bota sot.

Ai ka këkuar nga Qeveria e Kosovës që ta mbyll kufirin edhe me Shqipërinë, derisa nuk është bërë vonë.

Kurti ka kërkuar edhe që Kuvendi të mbajë seancë në mesnatë për të organizuar parandalimin e një katastrofe humanitare nga koronavirusi dhe jo të mblidhet për tema boshe.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Merkel: sipas virologut të njohur gjerman, 70% e popullsisë gjermane do të infektohen nga koronavirusi!

Nëse kjo është e mundur të ndodhë në një shtet të zhvilluar me një sistem ekselent shëndetësor - duhet ta shtrojmë pyetjen, çfarë do të ndodhë me një shtet të varfër si Kosova me sistem shëndetësor të botës së tretë?

Ne nuk jemi fare të përgatitur të përballemi me një Pandemi të këtyre përmasave që mund të rrezikojnë jetën e mijëra qytetarëve.

Kuvendi të mbajë seanca deri në mesnatë për të organizuar parandalimin e një katastrofe humanitare nga koronavirusi dhe jo për tema boshe!

- I bëj thirrje qeverisë së Kosovës të mbyllim kufijtë (edhe me Shqipërinë) përderisa nuk është vonë.

- Në çdo Komunë urgjentisht të përgatiten Spitale me paisje speciale për të infektuarit.

- Të shqyrtohet furnizimi me rezerva ushqimore për qytetarët për një periudhë më të gjatë kohore.

Zoti i shpëtoftë Shqiptarët dhe të gjithë të prekurit nga ky Virus vdekjeprurës.

Image
Foto e postuar nga Kurti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat